Aktualitet

Protesta më 8 janar, Bardhi: Berisha e ka humbur arsyen

Shkruar nga Liberale
Protesta më 8 janar, Bardhi: Berisha e ka humbur arsyen

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me protestën që Sali Berisha ka thirrur në datën 8 janar para selisë blu.

Sipas Bardhit, rreziku për bunkerizimin e PD vjen nga kushdo që shpalljen nongrata të Sali Berishës nga SHBA kërkon ta transferojë tek çdo demokrat. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi thotë se këto lloj protesta mund t’i thërrasë vetëm dikush që e ka humbur arsyen nga një hall i madh.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit

Ka vetëm një rrezik për bunkerizimin e PD. Ai nuk vjen as nga adezivët me logon e PD, as nga risistemimi i disa ambienteve të punës për sekretariatin e PD. Rreziku për bunkerizimin e PD vjen nga kushdo që shpalljen nongrata të Sali Berishës nga SHBA kërkon ta transferojë tek çdo demokrat.

Histeria me brava dhe blinda është një histori e dështuar dhe qesharake. Quhet mjerim kolektiv! Njësoj si qëllimi i të ashtuquajturës protestë kombëtare, ku demokratët ftohen të protestojnë kundër Partisë Demokratike!

Protesta kombëtare kundër lyerjes së godinës së PD, në oborrin e PD, mund të thërrasë vetëm dikush që e ka humbur arsyen nga një hall i madh. Kjo nuk u shërben demokratëve, por i shërben vetëm Edi Ramës, dhe është vijim i talljes disa mujore me demokratët dhe sakrificën e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH