Aktualitet

Protesta kundër masave ndaj koronavirusit, PD: Urdhrat e Ramës...

Shkruar nga Liberale
Protesta kundër masave ndaj koronavirusit, PD: Urdhrat e Ramës...

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me protestën e djeshme të qytetarëve, që protestuan kundër masave të ashpra ndaj Covid-19.

PD thotë se dënon ashpër përndjekjen e qytetarëve, duke shtuar se duhet ngritur zëri për të drejtat themelore qytetare.

Njoftimi i Partisë Demokratike:

Partia Demokratike dënon me ashpërsi përndjekjen e qytetarëve që kërkojnë kthimin e të drejtave kushtetuese, të kufizuara padrejtësisht kaq gjatë nga qeveria. Ngritja e zërit nga disa aktivistë, që nuk pajtohen me vendimet antikushtetuese të parlamentit ilegjitim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, është garanci për themelin e çdo shoqërie demokratike.

Urdhrat e Edi Ramës për të përndjekur kundërshtarët e vendimeve të tij antikushtetuese e shndërrojnë Shqipërinë nga një vend kandidat për Bashkimin Europian në një vend që drejtohet prej një regjimi dhe kryeministër autoritarist.

Sot, qytetarëve po u cenohen të drejtat me lehtësi nga regjimi i Edi Ramës, sepse kryeministri anti-shtet po pengon ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, me qëllim kontrollin politik të saj.

Partia Demokratike është në krah të çdo qytetari që ngre zërin për liritë dhe të drejtat, që ngre zërin për shëndetin dhe punën e tij. Asnjë vendim antikushtetues nuk mund të bëjë që Edi Rama të marrë shqiptarët peng dhe të zëvendësojë demokracinë me regjimet autoritariste.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH