Në protestën e zhvilluar në Tiranë për Klodian Rashën ishte i pranishëm edhe regjisori i njohur, Edmond Budina.
Nga pamjet, ai shihet teksa është ndaluar dhe rrethuar nga efektivët e FNSH-së, të cilët e kanë shoqëruar në Komisariat. Po ashtu, Policia ka shoqëruar edhe disa protestues të tjerë.
Në protestën e sotme, nuk kanë munguar përplasjet mes policisë dhe protestuesve. Aktualisht, nga Ministria e Brendshme, qytetarët janë zhvendosur drej ish-Bllokut.