Aktualitet

Protesta e PDIU jashtë ministrisë, Gent Cakaj: Ja ç'ndodhi në takim

Shkruar nga Liberale
Protesta e PDIU jashtë ministrisë, Gent Cakaj: Ja ç'ndodhi

Ndërsa jashtë ambienteve të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme protestohet dhe policia përplaset me aktivistët e PDIU, ministri në detyrë Gent Cakaj, informon për takimin zyrtar në Tiranë të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Në një reagim në Facebook, lidhur me takimin e zhvilluar Gent Cakaj shkruan:

Sot me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, z. Nikos Dendias, vlerësuam lart bashkëpunimin mes vendeve tona dhe theksuam fort rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dypalëshe

????!

Duke marrë parasysh strukturat mbështetëse të Shqipërisë, vlen të theksohet se Greqia mbështet mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, duke marrë parasysh arritjet domethënëse të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Greqia, po ashtu, do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përherëshme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

Shqipëria dhe Greqia do të shtojnë ritmin e punës së përbashkët e do të thellojnë bashkëpunimin në çdo fushë të interesit të ndërsjellë ?...

https://www.facebook.com/cakajgent/posts/2752535128349444

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH