Aktualitet

Protesta e kontrollorëve, Peleshi: Puna vijon me vigjilencë të plotë

Shkruar nga Liberale
Protesta e kontrollorëve, Peleshi: Puna vijon me vigjilencë të

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, me anë të një deklarate për mediat, duke folur për protestën e kontrollorëve në aeroport, deklaroi se MM nuk ka ndërmend të marrë rol më tepër se rutina.

Peleshi theksoi se puna e Ministrisë së Mbrojtjes vazhdon që të bëhet në vigjilencë të plotë.

“E theksoj edhe njëherë, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura as nuk kanë marrë e as nuk kanë ndërmend të marrin ndonjë rol më tepër, nga ajo që bëjnë rutinë në aeroport, si pjesë integrale e tij. Këtë ka bërë dhe këtë po bën me vigjilencë të shtuar.

Nuk janë kontrollorët ushtarakë, ata që do të marrin operacionet. Nuk jemi ne të licensuar, po flas tani në emër të tyre, të licensuar për Aviacionin Civil, kështu që kjo është edhe një arsye më tepër, përveç kufizimeve e ndalimeve të tjera, që nuk do të jemi ne pra, që do marrim përsipër rifillimin e operacioneve në aeroport”, u shpreh Peleshi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH