Aktualitet

Protesta e dhunshme në PD, Prokuroria e Tiranës: Vijojnë hetimet! Ja 4 akuzat e ngritura

Shkruar nga Liberale
Protesta e dhunshme në PD, Prokuroria e Tiranës: Vijojnë hetimet!

Prokuroria e Tiranës në një njoftim zyrtar ka bërë me dije se po vijon hetimet në lidhje me protestën e dhunshme që u regjistrua ditën e shtunë në selinë e Partisë Demokratike. Protesta në fjalë, u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Organi i akuzës ka ngritur 4 akuza në lidhje me këtë ngjarje.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TIRANË

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen hetime për çështjen penale me Nr. 182 të vitit

2022, për ngjarjen e datës 08.01.2022, të ndodhur në selinë e Partisë Demokratike.

Nga veprimet e para hetimore të kryera rezultojnë të jenë arrestuar 34 persona, të dyshuar për

vepra penale të ndryshme si “Shkatërrim prone” sipas nenit 150 të Kodit Penal, “Prishja e

qetësisë publike” sipas nenit 274 i Kodit Penal, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse,

djegëse dhe radioaktive” sipas nenit 282 te Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i

armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” sipas nenit 278 i Kodit Penal dhe “Prodhimi,

mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” sipas nenit 279 i Kodit Penal.

Po kryhen veprimet e duhura në drejtim të individualizimit të veprimeve të kryera nga secili

prej personave të arrestuar dhe personave të tjerë të përfshirë në veprime në kundërshtim me

ligjin.

Nga hetimet e deritanishme rezulton të jenë ngritur si pista hetimi:

– dhuna e ushtruar nga protestuesit në drejtim të selisë së PD-së dhe pasojat e ardhura si

shkatërrim prone,

– përdorimi i lëndëve të panjohura në drejtim të protestuesve para ndërhyrjes së policisë dhe

dhuna e ushtruar në drejtim të tyre,

– mbajtja e sendeve të ndryshme të paligjshme dhe individualizimi i autorëve,

– si dhe çdo e dhënë tjetër e pretenduar deri në këtë fazë.

Hetimet vijojnë në mënyrë intesive në drejtim të marrjes së të dhënave me vlerë hetimore.

Po kryhen të gjitha veprimet si:

– sekuestrimet e pamjeve filmike në të gjitha ambientet me vlerë hetimore,

– marrja në pyetje e të gjithë personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes,

– si dhe çdo lloj veprimi tjetër që do dalë i nevojshëm nga dinamika në vijim.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është e angazhuar maksimalisht për kryerjen e hetimeve

me objektivitet si në çdo rast, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien

para përgjegjësisë penale të çdo personi që ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TIRANË

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH