Aktualitet

Protesta e Bërxullit/ Banorët bllokuan për disa minuta rrugën e Rinasit

Shkruar nga Liberale
Protesta e Bërxullit/ Banorët bllokuan për disa minuta

Edhe pse në temperatura të ulëta, banorët e Bërxullit kanë protestuar sërish duke kërkuar shpronësim të tokave që prekën nga koncesioni Thumanë-Kashar.

Këtë të diel, ata ia dolën që të bllokonin rrugën që lidh aeroportin “Nënë Tereza” me Tiranën, duke shkaktuar radhë të gjata makinash në të dy krahët.

Banorët thonë  se firma “Gener 2”, e cila po kryen punimet pa pasur leje ndërtimi vijon me manovra duke korruptuar banorët që të futet në tokat e tyre.

“Ka tre dite që na thotë na lejoni ju të futemi se është pika strategjike se do të fillojmë me urën, po protesta vazhdoni”, u shpreh një banore.

“Nuk do ta lejojmë firmën, i kemi thënë punonjësve të firmës mos guxoni se ashtu punoni ju per një rrogë për familje, edhe ne po mbrojmë tokën për familjen ton”, tregon një banor.

Banorët kërkojnë që të negociohet me çmimin me të cilin do të shpronësohen.

“Nuk do të hyje njeri pa u ulur për çmimin e tregut, rrugën dytësore  dhe si do të zhvillohet projekti”, thotë një tjetër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH