Aktualitet

Protesta e Berishës, vjen reagimi i parë nga PS: Opozita shqiptare si ajo maqedonase

Shkruar nga Liberale
Protesta e Berishës, vjen reagimi i parë nga PS: Opozita shqiptare si

Partia Socialiste ka reaguar për herë të parë pas protestës së “Rithemelimit”, që u mbajt pasditen e djeshme.

Në një takim me strukturat e PS-së në Njësinë 6, bashkë me Erion Veliajn, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri tha se, opozita protestoi kundër Bashkimit Europian, njëlloj si ajo maqedonasja.

“Ne jemi dëshmitarë të ndryshimeve që kanë ndodhur, po këto nuk kanë ardhur rastësisht. Nuk duhet t’i lemë asnjëherë në mes ato. Kujt duhet t’ia lëmë, atyre që dalin në shesh? Ata dalin se ai tjetri do të legjitimojë veten e tij, atë hall ka. Jo se pret të fitojë pushtetin nga rruga. Nganjëherë madje më duken të koordinuara, se del proteston Opozita në Maqedoni kundër integrimit Europian, duket sikur ka lidhje. Kështu bën dhe ky zotëria jonë këtu në Tiranë. Nuk dua të bëj konspiracione, po rastësitë nuk janë gëera që duhen shmangur. Pra ka një rastësi me një plan konkret, megjithatë unë nuk dua të bëj nga ato spekulimet e mëdha po pikërisht këtë lloj Opozite kemi. Ne duhet t’i themi ndal me forcën tonë duke organizuar partinë”, tha Gjiknuri.

Kujtojmë se, opozita maqedonase protestoi kundër propozimit francez për marrëveshjen me Bullgarinë për hapjen e negociatave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH