Aktualitet

Protesta e Berishës për të marrë selinë e PD/ Mesazhi i fortë nga Flutura Açka: Demokratët kanë fjalën, jo forcën

Shkruar nga Liberale
Protesta e Berishës për të marrë selinë e PD/ Mesazhi i

“Kush nxit përplasje sot, dënohet nga historia” është ky mesazhi i deputetes demokrate Flutura Acka, vetëm pak para nisjes së protestës së Sali Berisha para selisë së PD.

Në një postim në facebook Acka shkruan se Demokratët kanë fjalën, jo forcën!

Postimi i Flutura Açkës: 

Demokratët janë ?, jo mure, jo dritare, jo orendi!

Demokratët janë paqja, jo urrejtja, jo linçimi, jo fyerja!

Demokratët janë Liria, jo dhuna, jo djegia, jo shkatërrimi!

Demokratët janë Ligji, jo muskujt.

Demokratët janë Fjala, jo forca.

Në jemi 80 mijë demokratë, por duhet të respektojmë me paqen dhe civilizimin tonë ata 600 mijë shqiptarë që na votuan më 25 prill 2021. Ata, që i kishin varur kaq shpresa te ne, janë të trishtuar të na e shohin aq hapur etjen për të shqyer familjarin tonë, demokratin përballë.

Ata nuk do të na e falin kurrē qoftë një gur të hedhur sot, as qoftë miniaturat e skenarëve dumbabaiste të vitit 1998.

Kush nxit përplasje të demokratëve mes vedi sot, e dënoftë historia!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH