Aktualitet

Protesta e Berishës/ Këlliçi: Djegia e flamurit, e panevojshme

Shkruar nga Liberale
Protesta e Berishës/ Këlliçi: Djegia e flamurit, e panevojshme

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka folur mbrëmjen e sotme në studion e “Quo Vadis” lidhur me protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

Këlliçi theksoi se çdo gje u organizua në një kohë të shkurtër, por demokratët iu përgjigjën thirrjes së Berishës.

Ishte i kënaqshëm fakti që në kaq pak kohë u organizua një protestë e tillë. PD rikthehet në gjurmët e saj në shtratin e saj, tek vlerat kombëtare.

Shkoi shumë mirë, përveç një incidenti të panevojshëm që nuk i shërben aspak protestës. Duhet të ishte shmangur. Shihet një protestë model që pati mesazhe të ndjera, dy tematika kryesore “Open Ballkan” por mbi të gjitha për inceneratorët që është afera korruptive më e madhe e shekullit”, tha Këlliçi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH