Aktualitet

Protesta e 8 janarit, Kim: U skandalizuam, dhuna duhet të mbetet në të kaluarën

Shkruar nga Liberale
Protesta e 8 janarit, Kim: U skandalizuam, dhuna duhet të mbetet në

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, komentoi gjatë një interviste për EuroNews, sulmin e bërë mbi Partinë Demokratike më 8 Janar.

Kim u shpreh se ShBA-të u ndjenë të skandalizuara nga pamjet e dhunës dhe ftoi qytetarët të mos zgjedhin dhunën politike të së shkuarës por të ardhmen.

“Do t’i kthehem 8 janarit mendoj se kurrë njerëzit panë pamjet, kur dëgjuan retorikën u skandalizuan. ShBA-të u skandalizuan. Nuk duam të shohim askënd ta tërheq këtë vend mbrapsht në të kaluarën. Askush nuk do të shohë dhunë politike, i përket të kaluarës, lëreni në të shkuarën. Askush nuk do të shikoj gazlotsjellës në rrugë, lërjani të kaluarës. Duam të shohiim një Shqipëri që është vendosmërisht në familjen Perëndimore”, tha Kim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH