Aktualitet

Protesta/ Berisha: Charteri i Ramës është përdorur për fluturime, ja si iu bën presion ministrave

Shkruar nga Liberale
Protesta/ Berisha: Charteri i Ramës është përdorur për

Kreu i "Rithemelimit", Sali Berisha deklaroi nga protesta e thirrur para parlamentit se, charteri i kryeministrit Edi Rama është përdorur për fluturime, për t’u bërë presion ministrave të firmosin dokumentet për djegësat. Sipas tij, Rama shtrohet në darka 10 mijë dollarë me McGonigal, ministrja e tij këput 1 mijë euro biftekun.

“Ju po protestoni kundër një hajduti që po mjeron çdo ditë shqiptarët, protestoni kundër një njeriu, i cili vazhdon të vjedhë ditën dhe natën me aferën e djegësave. A e dini ju se djegësat, 420 milionë, kanë vetëm një njeri kryesor dhe ky është Edi Rama. A e dini ju se çarteri i tij është përdorur për fluturime për t’u bërë presion ministrave të tij, që të firmosin dokumentet për djegësat? A e dini ju se me Erion Veliajn, vjedhin në çdo ton mbetje që derdhet në Sharrë, 18 euro nga mundi dhe djersa juaj? A e dini ju se ky zotëri, shtrohet në darka 10 mijë dollarë me McGonigal, ministrja e tij këput 1 mijë euro biftekun? A e dini se këto tregojnë urrejtjen e madhe që kanë janë ndaj jush?”, deklaroi Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH