Life Style

Protagozinmi në RTSH, Vejsiu: Jo nga dëshira ime, s’kishim para

               Publikuar në : 17:00 - 10/06/20 liberale

Modertatorja Alketa Vejsiu ka folur në emisionin “Provokacija”, për drejtimin e 58-të të Festivalit të RTSH, ku u shpeh seka ftuar mbi 30 personaliteteve mjaft të njohur në Shqipëri, për të marrë pjesë, por që nuk kanë pranuar.

Referuar kësaj gjëje, Vejsiu tha se po ta dinin mediat këtë gjë, ndoshta do t’i kursenin komentet ndaj saj. Po ashtu, ajo u shpreh se protagonzimi i saj nuk erdhi për shkak të dëshirë, por për shkak se nuk kishin mjaftueshëm para për të paguar të tjerë.

Duke respektuar kritikën tuaj dashamirëse, unë kam ftuar mbi 30 personalitete të artit, medias, politikës dhe spektaklit në Shqipëri dhe po ti them emrat, do të shpërthejë një tjetër polemikë që nuk kam dëshirë.

Njerëzit tani kanë nevojë për qetësi dhe relaks. Të gjithë këta personazhe që ftova më thanë, për arsye të veçanta, Nuk vijmë në festival, dhe më lanë vetëm. Kështu që po ta dinin këtë fakt, mediat do kishin qenë pak më të rezervuara dhe do merreshin me kauzën tjetër që është e përbotshme ku thuhet “ta ndihmojmë këtë vajzën që mbeti e vetme, dhe mundi tja dali”, ja që mund tja dalësh edhe vetëm.

Ky protagonizëm nuk lindi nga dëshira ime për të qenë protagoniste në skenë por nga pamundësia për ti paguar, sepse buxheti ishte i limituar, dhe patjetër nga pamundësia ime për të patur dashamirësinë e kolegëve për të qenë aty apo edhe ata të cilët më dhanë arsye shumë objektive për të mos qenë aty, të cilat i respektoj dhe mirëkuptoj. Të gjithë prezantuesit që kanë qenë dhe kanë prezantuar atë festival, kanë qenë të ftuar nga unë dhe Vera Grabocka për të ardhur dhe ata nuk erdhën.

Unë vlerësoj faktin që kishte shumë pak njerëz që pranuan të ishin në këtë udhëtim me mua, siç nuk kam asnjë mërzitje dhe shqetësim por më vjen keq që pasi unë bëra hapin për ti ftuar dhe për ta ndarë kekun me të gjithë, ata refuzuan të ishin aty”, u shpreh Vejsiu.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back