Aktualitet

Propozimet e PS për betimet/ Meta: Nuk provokohem nga...

Shkruar nga Liberale
Propozimet e PS për betimet/ Meta: Nuk provokohem nga...

Presidenti Ilir Meta me të dalë nga Prokuoria e Tiranës është pyetur për draftin e Partisë Socialiste për ndryshime në ligj për betimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i Shtetit i konsideroi një provokim, ndërsa apeloi institucionet të merren me më pergjegjshëmëri për situatën pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe të lënë cic-mice të tilla.

“Presidenti i Republikës nuk është në punë,  as në detyrë, është në mision dhe nuk provokohet nga cic mice të tilla, nga kushdo që i orkestron ato.

Presidenti ka qënë është dhe do të jetë garant i Kushtetutës, i fton të merren me përballin e pasojave tërmetit në mënyrë më të përgjegjshme.

Kush gjen kohë për t’u marr me cështje të tjera duhet ta ketë të qartë se Presidenti e di shumë mirë jo vetëm detyrën e tij, po është i ndërgjegjshëm edhe për misionin e tij”, u shpreh Meta. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH