Aktualitet

"Pronarja kishte 4 muaj që...", zbardhen të tjera detaje nga shpërthimi i dyqanit: U dëmtua edhe kati i dytë i pallatit

Shkruar nga Liberale
"Pronarja kishte 4 muaj që...", zbardhen të tjera detaje nga

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga shpërthimi në dyqanin e kozmetikës në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë.

Mësohet se, sasia e tritolit që ka shpërthyer në dyqanin, që kishte vetëm 4 muaj, që ishte marrë me qira nga pronarja, ka qenë rreth 50 gramë. Nga shpërthimi i fuqishëm ka pasur dëmtime edhe në katin e dytë të pallatit të banuar.

“Më datë 19.10.2022, reth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri”, në dyqanin kozmetik të shtetases E. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.”, njofton policia. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH