Aktualitet

Pronari i hotelit tregon si ndodhi atentati: Na rrezikohet jeta

Shkruar nga Liberale
Pronari i hotelit tregon si ndodhi atentati: Na rrezikohet jeta

Jetmir Muçollari, pronari i hotelit në Tushemisht ku u qëllua me breshëri plumbash mëngjesin e sotëm ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

Ai thotë se të shtënat janë regjistruar rreth orës 4:40 minuta të mëgjesit, dhe kanë qenë dy persona që kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të makinave të parkuara.

Pronari i hotelit kërkon azil për djemte pas ngjarjes së përsëritur, sepse iu rrezikohet jeta.

“I kam denoncuar me emra autorët, policia nuk po vepron. Ngjarja ka ndodhur në orën 4:00 të mëngjesit. Kanë qenë dy persona me motor që qëlluan me kallashnikov, drejt makinave të parkuara dhe dhomave ku kishte turistë. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar. Fillimisht qëlluan drejt rojës së hotelit dhe i kërkuan të mos lëvizte. Plumbat dëmtuar dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve. Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshohej se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave të ketë qenë djali im“, thotë ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH