Globi

Promovoi ilaçin kundër malaries për Covid-19, shkenca kritikon Trump

Shkruar nga Liberale
Promovoi ilaçin kundër malaries për Covid-19, shkenca kritikon

Të martën presidenti amerikan, Donald Trump tha se po e merrte edhe vetë, çdo ditë ilaçin kundër malaries dhe se e mbronte kundër Covid-19. Komuniteti shkencor nuk ka vonuar të reagojë në lidhje me këtë deklaratë të Trump.

Një epidemiologe francez e kritikoi ashpër presidentin amerikan që po promovonte përdorimin e ilaçit për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Sipas Dominique Costagliola, përdorimi i zgjatur i tij mund të jetë i rrezikshëm. “Shumë njerëz mund ta marrin tani këtë ilaç pa u menduar, por për disa prej tyre me siguri do të ketë pasoja negative. Për dikë që ka probleme kardiovaskulare, ai mund të çojë në infarkt. Është një trajtim që vlen të studiohet, por nuk mund t’ia rekomandosh popullsisë së gjerë”, tha epidemiologia.

Gjithashtu, një akademik francez tha të martën se nuk ka prova që hidroksiklorokina të mbrojë nga Covid-19, ashtu siç pretendon presidenti amerikan. Sipas dr.Michael Head, shkencëtar në Universitetin e Southampton, ka të dhëna të kufizuara laboratorike që tregojnë se ilaçi kundër malaries mund të jetë efikas në trajtimin e pacientëve me Covid-19, por nuk ka asnjë tregues se ai mund të mbrojë nga koronavirusi.

Por, presidenti amerikan Donald Trump mori në mbrojtje vendimin e tij për të promovuar dhe përdorur personalisht një ilaç kundër malaries si medikament për të parandaluar infektimin me COVID-19.

“Ky është një vendim individual,” tha presidenti Trump, duke shtuar se ilaçi me emrin hidroksil-klorokuinë që përdoret prej dekadash, ka një “reputacion të mirë“.

Presidenti është testuar disa herë për koronavirusin dhe ka rezultuar negativ. Deri tani nuk ekziston asnjë provë shkencore se ky ilaç mund të parandalojë ose trajtojë sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi.

Presidenti tha se “mijëra e mijëra” punonjës të kujdesit shëndetësor në vijën e frontit po marrin hidroksil-klorokuinë dhe se përdorimi i saj miratohet nga “shumë e shumë mjekë”. “Kjo,” tha ai, “nuk i dëmton njerëzit, pasi është përdorur kundër malarjes dhe lupusit.” Gjatë një mbledhjeje të kabinetit Presidenti Trump tha se për mendimin e tij, “kjo u jep njerëzve një nivel sigurie shtesë” dhe se nuk duket të ketë ndonjë ndikim tek ai vetë.

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH