Aktualitet

Prokuroria sekuestron celularin e 13-vjeçarit

Shkruar nga Liberale
Prokuroria sekuestron celularin e 13-vjeçarit

Prokuroria e Lushnjes ka nisur hetimet për vdekjen e 13-vjeçarit nga fshati Golem, i cili dyshohet se humbi aksidentalisht jetën teksa po xhironte një video për rrjetin social Tik-Tok. Hetuesit kanë sekuestruar celularin e adoleshentit për të parë nëse ai ka mundur ta regjistrojë videon gjatë aktit vetëvrasës.

Familjarët e 13-vjeçarit pohojnë se gjatë javëve të fundit kishin venë re se i mituri qëndronte me orë të gjata në telefon dhe ishte me i mbyllur në vetvete. Nisur nga rasti tragjik, shërbimi i njësisë së mbrojtjes se fëmijëve në Bashkinë Lushnje kërkon bashkëpunimin e prindërve për të sinjalizuan çdo problem me fëmijët.

13-vjeçari nga Lushnja u gjet i varur nga familjarët pasditen e së shtunës. Ai ishte aktiv në rrjetet sociale, dhe llogaria e tij në Tik-Tok me emrin bad-boy-team, përmbante video me vrasje dhe dhunë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH