Aktualitet

Prokuroria kërkon informacion nga Interpol për 25 kandidatë

               Publikuar në : 16:25 - 06/04/21 liberale

Njësia e dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme po verifikon 29 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.

Burimet për A2 pranë Prokurorisë së Përgjithshme, bëjnë të ditur se, deri në këto momente, për 25 prej tyre, i është dërguar shkresë për informacion Interpolit. Kjo, për faktin se ka dyshime që shkeljet e mundshme penale që këta individë mund të kenë kryer të jenë konsumuar jashtë shtetit. Për 4 të tjerë, verifikimet po kryhen vetëm brenda vendit.

Pas marrjes së këtij informacioni zyrtar, atëherë do të vlerësohet nga ana e prokurorëve nëse ka vend për t’iu drejtuar shteteve respektive përmes letër-porosive.

Duke qenë se jemi vetëm 3 javë para zgjedhjeve, koha për të bërë këto verifikime mbetet e shkurtër dhe mund të mos mjaftojë për të larguar nga listat kandidatët që kanë probleme me ligjin.

Nga e kaluara është vërtetuar se koha për të dërguar, përpunuar dhe marrë mbrapsht përgjigje për një letër-porosi mund të zgjasë deri mbi 6 muaj, kështu që mund të jemi në kushtet kur personat me probleme mund të kenë fituar mandatin e deputetit, i cili mund t’u vihet në diskutim.

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back