Aktualitet

Prokuroria kërkon 15 vite burg për Armando Koçerin

Shkruar nga Liberale
Prokuroria kërkon 15 vite burg për Armando Koçerin

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me 15 vite burg për Armando Koçerin, i akuzuar si pjesë e grupit të Habiljave, i arrestuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Për shkak se procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, prokuroria kërkoi dënimin me 10 vite burg. Koçeri u arrestua në Tetor të 2017-s, në Babicë të Vlorës, pasi në banesën e tij u gjet sasia prej 3.5 ton kanabis sativa.

Sipas prokurorisë Koçeri ka vendosur në dispozicion të grupit të Moisi dhe Florian Habilaj një magazinë që përdorej për grumbullimin e kanabisit dhe më pas kryhej transporti me gomone drejt Italisë.

Fillimisht çështja në ngarkim të Koçerit u zhvillua bashkë me anëtarët e tjerë grupit të Habilajve, por dosja në ngarkim të tij u veçua për shkak se kërkoi gjykim të shkurtuar. Vendimi pritet të jepet më 7 Nëntor.

/Tv Klan

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH