Globi

Prokuroria e Manhatanit heton Trump për mashtrim bankar

Shkruar nga Liberale
Prokuroria e Manhatanit heton Trump për mashtrim bankar

Gazeta 'New York Times' shkruan se Prokuroria e Manhattan ka nisur një hetim ndaj presidentit Trump dhe kompanive të tij, në lidhje me disa dyshime për mashtrime bankare dhe sigurimesh.

Duke paraqitur dokumente të reja për të nxitur Donald Trump të paraqesë deklarata tatimore personale dhe të koorporatave për tetë vitet e fundit, Prokuroria e Manhattan ka lënë të kuptohet se po heton presidentin dhe kompanitë e tij.

Sipas dyshimeve, Kreu i Shtëpisë së Bardhë mund të ketë fryrë vlerën e pronave të tij për të marrë kredi më të mëdha bankare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH