Aktualitet

Prokurori Ndoj del nga reanimacioni dhe takon familjarët

Shkruar nga Liberale
Prokurori Ndoj del nga reanimacioni dhe takon familjarët

Prokurori Arjan Ndoj është transferuar në një prej dhomave të pavionit në spitalin Rajonal të Durrësit.

Ndoj, i cili mori 2 plumba nga atentati i djeshëm në mbikalimin e Shkozetit dhe për pasojë pati dëmtime të klavikulës, është takuar më në fund me familjarët e tij, të cilët kanë qenë në ankth për orë të tëra pas ngjarjes së rëndë.

Burime nga spitali i Durrësit bënë me dije se gjendja shëndetësore e Ndojës paraqitet jashtë rrezikut për jetën. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH