Aktualitet

Projekti Vlorë-Orikum, Meta- Denajt: Keni humbur autoritetin ligjor

               Publikuar në : 16:55 - 15/01/21 liberale

Presidenti ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me procedurat për segmentin Vlorë Orikum për nënshkrimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim.

Në përgjigje të letrës kreu i shtetit akuzon ministren Denaj se ka humbur autoritetin ligjor, pasi komunikimi me palën tjetër, është mbajtur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës.

“Në rast se Fondi Shqiptar i Zhvillimit mban kontakte dhe ka negociuar për të ndryshuar destinacionin e financimit të Fondit Saudit për Zhvillim dhe transferimin e fondeve siç ishte parashikuar në projektin e Lumit të Vlorës, për segmentin Përshkëpi-Selenicë-Kryq-Levan-Tepelenë, në një projekt tjetër (ai i “Vlorë- Orikum”), kjo do të thotë që ju keni humbur autoritetin tuaj ligjor për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë me të cilat ju ngarkon ligji”.

Sipas Metës ky është një rast flagrant, pasi marrëveshjet janë ndryshuar duke u negociuar dhe nënshkruar në emër të Këshillit të Ministrave, kur duhet të ishin negociuar, nënshkruar dhe miratuar në emër të Republikës së Shqipërisë.

“Është e qartë se, për të shmangur dhënien e shpjegimeve përpara Presidentit të Republikës, siç ishin kërkuar, dhe për të mbuluar çdo paligjshmëri që mund të jetë kryer në këtë proces për financimin e një projekti me shumë impakt publik, qeveria shqiptare, ka ndryshuar draftet e marrëveshjeve dhe ka keqorientuar edhe kredidhënësin, duke nënshkruar këto marrëveshje huaje në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Kjo për arsyen e vetme se, nënshkrimi në emër të Këshillit të Ministrave nuk kërkon pajisjen me autorizim nga Presidenti i Republikës, sipas ligjit nr. 43/2016”- thuhet në letrën e Presidentit.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back