Aktualitet

Projekti i ri i UET/ B-SPORT+, aktivitet fizik dhe ndërgjegjësim për individët me aftësi të kufizuara

Shkruar nga Liberale

Fëmijët me diabet juvenil u vunë në fokus të një prej veprimtarive, organizuar nga Qendra e Projekteve UET, e cila u organizua në mjediset e këtij universiteti 

Për dobitë dhe përfitimet që shëndeti merr nga aktiviteti fizik flitet kudo dhe çdo ditë, edhe si një nxitje për të dalë nga jeta sedentare  apo për të braktisur zakonet e pashëndetshme...Por ka nga ata që e kanë të pamundur ose tejet të vështirë përfshirjen e  jo për shkak të njëmijë justifikimeve për ta shtyrë gjithnjë e më larg atë ditë kur vërtet do i kushtojnë një kohë ditore sportit.

B-SPORT+, një prej projekteve që po zhvillohet nga  Universiteti Europian i Tiranës, synon pikërisht përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar, por edhe të gjithë atyre që punojnë me ta, në ushtrimin e sportit, aktivitetit fizik dhe përshtatjen në një stil të shëndetshëm jetese.

Fëmijët me diabet juvenil u vunë në fokus të një prej veprimtarive, organizuar nga Qendra e Projekteve UET, e cila u organizua në mjediset e këtij universiteti.

“Synuam programimin e një rutine sjelljeje të shëndetshme. Kërkimi i përvojave botërore në bashkëveprim me mjekë endokrinologë që theksin e vënë gjithnjë tek edukimi i një rutine të shëndetshme në ushqim, aktivitet fizik dhe zbatimin e rregullave rigoroze që diabeti kërkon, por pa u bërë skllav i tyre”, thonë Etleva Haxhihyseni dhe Iva Rrugia,  pedagoge në UET, në degët Edukim Fizik dhe Sporte, si edhe Fizioterapi.

Gjatë veprimtarisë së zhvilluar, u krijua një rrjet bashkëpunues me stafin akademik të UET.  Shoqatën e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, mjekë endokrinologë në qytetet kryesore të vendit dhe  mjekët e stafi i repartit pediatrik të endokrinologjisë në QSUT.

Brenda mjediseve të universitetit, mjekët specialistë, por edhe studentë të degës së Infermierisë në UET, nutricionistë e trajnerë u bënë bashkë me qëllimin e ngritjes së kapaciteteve që u vijnë në ndihmë këtyre fëmijëve të prekur nga diabeti, por edhe prindërve mbështetës të tyre.

Numri i të prekurve nga diabet, po ashtu edhe fëmijëve, vjen çdo vit duke u rritur. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Diabetit, rreth 700 milion të rritur në të gjithë botën do të kenë diabet deri në vitin 2045.

Sipas gjeteve të disa studimeve, njerëzit që shtuan 150 minuta ushtrime në javë ulën rrezikun e tyre për të zhvilluar diabetin Tipi 2 deri në 58 përqind. Ndërsa, ushtrimet e rezistencës, rritën forcën tek të rriturit me diabet Tipi 2 me 50 përqind. Gratë diabetike që ushtronin të paktën katër orë në javë kishin një rrezik përqind  më të ulët për të zhvilluar sëmundje të zemrës sesa ato që nuk ushtruan.

Gjatë këtij aktiviteti u zhvilluan edhe biseda informuese të vlefshme, lidhur me specifikat që bart dhe shfaq diabeti juvenil. Fëmijët dhe prindërit, ndanë përvojat e lidhura me stigmat e përjetuara, vështirësitë që hasin në jetën e  përditshme.

“Por thelbësore është, edukimi me mendimin që çdo individ me diabetin juvenil, të bëhet plotësisht i vetëdijshëm për mundësitë dhe kufijtë e pakufizuara të tij, në mënyrë që të jenë në gjendje të menaxhojnë jetën e përditshme në mënyrën më të mirë. Vetëdijesimi për zbatimin e  rregullave bazë duke ndërtuar stilin e tyre të jetesës, pa u bërë gjithsesi skllevër të rregullave”, shtojnë pedagoget  Fëmijët e moshave 10 deri 16 vjeç,  që morën pjesë në këtë veprimtari, u përfshinë në aktivitet fizik dhe lojëra të larmishme. Ky projekt parashikon një sërë aktivitetesh të tilla, jo vetëm ndërgjegjësimi, por edhe përfshirje aktive të personave me aftësi të kufizuar në veprimtari fizike e sportive.

Në këtë projekt, UET është partner me një sërë institucionesh dhe organizatash të njohura si

Fondacioni INTRAS, Spanjë; İstanbul Avrupa Araştırmaları Derneği, Turqi; OZARA, Slloveni; ËONCA Hollandë; Asociacion de Psicologia Evolutiva y Educativa de la Infancia, Spanjë; Instituti Mbretëror i Teknologjisë KTH në Stokholm; Topcoach, Sllovaki;  Università degli Studi di Napoli Federico II, Itali dhe  TRENDHUIS, Belgjikë.

Këta partnerë kanë koordinuar punën, me kërkime intensive për një program, i cili do të ndikojë në cilësinë e jetës së individëve me aftësi të kufizuara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH