Aktualitet

Projekt “The feminine Side Of Quality” për gratë si sipërmarrëse

Shkruar nga Liberale
Projekt “The feminine Side Of Quality” për gratë si

Qendra UET në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, Organizatën MogUL, dhe Bashkinë e Mirditës po implementojnë projektin - The feminine side of quality - në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar Mali i Zi - Shqipëri IPA 2014 -2020, që mbështetet nga Bashkimi Evropian. Programi i bashkëpunimit Mali i Zi-Shqipëri ka për qëllim kryesor të kontribuojë në zhvillimin social-ekonomik të dy zonave ndërkufitare, ku projektet do të ndërlidhen me tri shtylla kryesore: nxitja e turizmit, trashëgimia kulturore dhe natyrore; mbrojtja e mjedisit, nxitja e përshtatjes së lehtësimit ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut, si dhe nxitja e punësimit dhe lëvizja gjeografike e punonjësve, përfshirja sociale dhe kulturore përtej kufirit.

Qëllimi kryesor i projektit është fuqizimi i grave që duke shfrytëzuar potencialin ekzistues bujqësor, trendet në rritje të kërkesës për prodhime vendore, agroturizimit e turizmit rural të krijohen mundësi të reja punësimi.

Rezultate të projektit janë: rritja e mundësive të punësimit për gratë, rritja e kapaciteteve të grave pjesëmarrse, rritje e mbështetjes ndaj tyre nga të gjithë akterët relevant si bizneset, ndërmarrjet dhe institucionet përkatëse si dhe kyçja e angazhimi i tyre në lehtësimin e procesit së integrimit dhe promovimit të punës së gruas dhe produkteve të tyre vendore, integrimi i tregut të punës mes zonave kufitare dhe stimulimi i iniciativave të ngjajshme.

Projekti zgjat 18 muaj dhe ndër aktivitetet kryesore të parapara janë: trajnimet edukativo - profesionale, vizita studimore në Mal të Zi dhe Shqipëri, organizimi i panairit me produkte vendore si dhe përgatitja e librit me receta tradicionale.

Po cili është organizimi dhe puna e deritanishme në kuadër të projektit IPA II, Mali i Zi –

Kebjana Haka Menaxhere e Projektit per Qendren UET, thotë se për realizimin e tij janë përfshirë katër partnerë kryesorë të cilat janë: Qendra UET, Bashkia Mirditë, Komuna e Ulqinit në Malin e Zi, dhe një organizatë e mirënjohur në Ulqin për bashkëpunimin ndërkufitar, e njohur nën emërtimin MogUl-Ulqin. Në fazën e parë të projektit kemi realizimin e trajnimeve Edikativo – profesionale ku janë përfshirë 50 gra, 25 nga Mirdita dhe 25 nga Ulqini. Puna ka nisur intensivisht ndërsa tashmë jemi në pritje të rezultateve. Fillimisht u punua në dy drejtime, thotë Haka.

Në fillim i’u kushtua vëmendje sesionit informues mbi qëllimin e këtij programi për të identifikuar gratë në zonat rurale të Mirditës. Më pas u vijua me trajnimet edukative, ku grate morën njohuri të përgjithshme mbi tematika të ndryshme si aftësitë në komunikim dhe motivimi, Marketimi dhe Brandimi, Sipërmarrja dhe si të zhvillojmë një Plan Biznesi dhe Agronomia si dhe realizimi i kurseve të përshpejtuara në kompiuter përmes 12 seancave.

Pse grate në zonat rurale?

Jemi fokusuar së tepërmi te perfshijme ne projekt keto gra për t’i bërë ato të lëvizin që të shikojnë mundësitë që kanë pertej mureve të shtëpive të tyre, por edhe për të stimuluar aftësitë e tyre në prodhimin e produkteve vendore të zonës, duke ju garantuar mundësitë për të dal në treg me brandin e tyre.

Për këtë qëllim janë organizuar vizita të përbashkëta studimore në Mal të Zi dhe Shqipëri me gratë pjesëmarrëse të projektit nga të dy shtetet. Kjo vizitë është pjesë e programit edukativo-profesional të cilin e ndjekin rreth 50 gra nga Ulqini dhe Mirdita.

Vizita u realizua në qytetet Nikshiq, Zhablak, Kolashin, Podgoricë nga Mali I Zi dhe Përmet, Gjirokaster, Këlcyrë nga Shqipëria. Duke u nisur nga rëndësia që kanë produktet të cilat janë karakteristike të zonave dhe mbrojtja e tyre përmes politikave të kualitetit si strategji promovuese e prodhimtarisë vendase, në Lipovo, fshat ky në komunën e Kollashinit, u vizitua amvisnia rurale, të cilët merren me prodhimin e djathit fleta i njohur si Djathi fleta i Kollashinit, i cili njëherësh është edhe produkti i gjashtë specifik në Mal të Zi (i brenduar). Në Shqipëri, vizita ka filluar në qytetin e Përmetit, i cili është qytet i njohur për prodhime tradicionale dhe organike bujqësore, ku me pjesëmarrset u vizitua Baxho Meshini si edhe Fabrika e Glikove dhe reçelnave Almeg. Kurse në Gjirokastër, përveç dyqaneve të suksesshme me prodhime vendore Edua, u vizituan edhe pikat e njohura për agroturizëm në Këlcyrë si edhe qyteti i vjetër i Gjirokastrës.

Cili është qellimi i vizitave studimore?

Qëllimi kryesor i vizitës është rritja e kapaciteteve ekzistuese të pjesëmarrësve në projekt përmes shkëmbimit të përvojave të ngjajshme dhe njoftimin me shembuj të praktikave më të mira. Këto përvoja ofrojnë mundësi që të përvetësohen aftësi të reja si në kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore po ashtu edhe në përpunimin dhe promovimin e produkteve tradicionale, lokale e që janë karakteristike të zonave përkatëse.

Realizimi i vizitave të tilla të përbashkëta njëherësh mundëson edhe realizimin e qëllimit kryesor të projektit e që është të nxisë bashkëpunimin ndër-kufitar mes dy shteteve për rritjen e mundësive të punësimit dhe vetë-punësimit të grave duke shfrytëzuar potencialin ekzistues dhe traditës lokale në kultivimin, prodhimin dhe përpunimin e produkteve agro-ushqimore si edhe promovimin e tyre në treg.

Finalizimi i pjesës së parë të këtij projekti do të realizohet me dy panaire të produkteve të grave në Ulqin dhe Mirditë, ku në Ulqin do të realizohet brenda muajit gusht, ndërsa në Rrëshen pak më vonë, në vjeshtë, kur edhe është faza e vjeljes se prodhimeve tradicionale. Në fund Kebjana Haka falenderon të gjithë aktorët bashkëpunues në këtë proces. /Gazeta Liberale

[gallery ids="1109159,1109160,1109162,1109164"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH