Aktualitet

Progres raporti, kritika për lirinë e medias, Rama: Nëse ka një vend që mund të thuash c’të duash e s’të hyn gjemb....

Shkruar nga Liberale
Progres raporti, kritika për lirinë e medias, Rama: Nëse ka

Kryeministri Edi Rama duket se nuk pajtohet në gjetjet e progres raportit të KE sa i takon lirisë së mediave në Shqipërisë, ku theksohet se tensionet mes aktorëve politikë dhe gazetarëve gjatë krizës Covid-19 dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare 2021.

Rama u shpreh se nëse ka një vend që mund të thuash c’të duash e s’të hyn gjemb në këmbë, ky vend quhet Shqipëri.

"Nuk jam dakord personalisht për atë që thotë raporti. Nëse ka një vend që mund të thuash c’të duash e s’të hyn gjemb në këmbë, ky vend quhet Shqipëri. Por, pavarësisht se unë s’jam dakord, përgjejgjësia ime është të kuptojmë që në këtë familje, ka disa mënyra të të parit të gjërave që ne duhet të bëjmë tonat. Unë e kam nisur nga vetja. Unë s’kam dhënë ndonjë kontribut duke kthyer përgjigje sic i mendoj, si kam bërë më parë për t’ju vënë në pozitë, por si një individ që vjen nga ku keni qenë ju, por në fund të fundit më takon mua të shtrëngoj dhëmbët jo juve.

Në aspektin e antishpifjes nuk e kemi cuar përpara. Nuk e kuptoj shqetësimin. Nëse më thonë kemi shqetësim me pavarësinë e TVSH-së nuk di kur ka qenë ndonjëherë më i pavarur ky televizion. Për sa më takon mua, këtu liria e shpifjes është në nivelin e vet më të lartë. A ëshë kjo liri e medias? Nuk më duket por do adoptohemi, nuk kemi dy rrugë, qëllimi është të hyjmë në këtë familje. Nuk mund të proklamojmë sovranitet individual. Personalisht nuk më pëlqen qasja e tyre, në raport me situatën e shpifjes në Shqipëri", u shpreh Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH