Aktualitet

Progres raporti i BE, Tabaku: Vë në dukje se gjyqësori po përpiqet të intimidohet

Shkruar nga Liberale
Progres raporti i BE, Tabaku: Vë në dukje se gjyqësori po

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një komunikim për mediat foli për progres raportin e Bashkimit Europian, ku evidentohej amnistia fiskale.

“Raporti i progresit është një skaner shumë i mirë, tregon rrugëtim tonë në BE. Do të kisha pritur që qeveria  të kishte një angazhim të rritur, por kjo nuk reflektohet në raport”, tha Tabaku.

Gjithashtu deputetja demokrate, theksoi se raporti vë në dukje, se po synohet të intimidohet gjyqësori dhe se po ushtrohet presion mbi këtë pushtet.

“Njëkohësisht raporti thekson se duhet vullnet më i madh politik, njëkohësisht vë në dukje se si gjyqësori po përpiqet të intimidohet në një farë mënyre; në këtë pikë ne kemi ende probleme me ndërhyrjen e politikës në jetën e SPAK dhe gjyqësorit, siç edhe zonja Kim e vuri në dukje para dy ditësh.  Korrupsioni i nivelit të lartë dhe politik duhet të trajtohet në mënyra më vendimtare, pasi vazhdojnë shenja të konflikteve te fortë te interesave publike me ato private. Duhet një vullnet politik më i madh, një strukturim më i fortë dhe gjithashtu resurset e duhura dhe aftësitë për të shkuar tek niveli i mjaftueshmërisë”, tha ajo më tej. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH