Aktualitet

Programi për Bujqësinë, Kryemadhi: Mbështetje e plotë për fermerin

Shkruar nga Liberale
Programi për Bujqësinë, Kryemadhi: Mbështetje e plotë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar në Facebook pikat kryesore të programit të LSI sa i përket sektorit të bujqësisë.

Sipas Kryemadhit, bujqësia, blegtoria dhe agropërpunimi janë sektorë kryesorë ekonomikë që rrisin mirëqënien dhe vendet e punës.

STATUSI I PLOTE

Gjysma e shqiptareve jetojme me bujqesi. Shume prej tyre jane ne kufinjte e mbijeteses. Nderkohe qe shqiptaret shpenzojne rreth 80% te te ardhurave te tyre per ushqim. Nderkohe qe sigurojne me prodhimin vendas rreth 30% te nevojave per ushqime.

Me planin tone, kjo situate do te ndryshoje.

Fermeret shqiptare do te mbeshteten drejtperdrejte per te rritur prodhimin. Rreth 200 milione Euro ne vit do te investohen per fermeret per te ulur kostot e imputeve bujqesore dhe naftes, do te mbeshteten per njesi prodhimi. Mbeshtetje direkte do te kete per cdo te imet apo gjedh te lindur dhe te therur, per cdo zog dhe shpend per mish, qe shqiptaret te ushqehen me prodhimet Made in Albania, e jo t’i ushqeje bota.

Do te vendosim TVSH ) % ne gjithe zinxhirin e prodhimit dhe do te mbrojme prodhimin vendas, qe shqiptaret te hane me mire e me lire.

Do te mbeshtesim industrine ushqimore dhe do te hapim qindra vende pune.

Ne e mbajme fjalen!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH