Krye

Profesori i Edukimit në UET: Mësimi online të konsiderohet si…

               Publikuar në : 10:25 - 19/09/20 liberale

Prof. Asoc Tomi Treska, pedagog pranë Departamentit të Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve në UET duke folur për udhësimin dhe Ministrisë së Arsimit dhe fillimin e vitit shkollor 2020-2021 theskon se mësuesit duhet të mëbshtet në këtë detyrë shumë të vështirë, si dhe ata ishin heronjtë e heshtur të vërtetë gjatë izolimit duke na shpëtuar nga anullimi i vitit shkollor akademik 2019-2020.  

Ju jeni ekspert i edukimit parauniversitar, njëkohësisht edhe lektor në UET. Që prej 14 shtatorit ka nisur mësimi në kushtet e pandemisë, nën disa udhëzime të hartuara nga Ministria e Arsimit. Cilat janë konkluzionet tuaja në lidhje me Udhëzuesin për fillimin e vitit shkollor 2020-2021?

Komente rreth Udhëzuesit të Ministrisë së Arsimit Sporteve dhe Rinisë:

Në përgjithësi kam vlerësim pozitiv për UDHËZUESIN PËR FILLIMIN E VITIT SHKOLLOR 2020-2021 përgatitur nga MASR dhe ASCAP. Vlerësoj bashkëpunimin dhe koordinimin mës MASR dhe Ministrisë së Shendetësisë. Bashkohem dhe mbështes trajtimin e shëndetit të nxënësit si prioriteti kryesor i këtij dokumenti dhe i gjithë masave për fillimin e vitit të ri shkollor. POR: Te mbahet MË MIRË parasysh që jeta e mësuesit, nga pikepamja e shëndetit dhe e Corona Virusit, është e barabartë me jetën e çdo qytetari tjetër, qoftë ky nxenës, prind, gazetar apo politikan. Në këtë kuptim në zbatim të atij Udhëzuesi t’i jepet rëndësi garantimit të jetës se çdo mësuesi.

Ka një perpjekje të lavdërueshme për një ndarje të studjuar të roleve dhe përgjegjësive mes MASR, DRAP, ZVA, drejtorit/drejtorisë së shkollës, mësuesit kujdestar, mesuesit të lendës, mësuesit dezhurn përgjegjës i katit, mjekut të shkollës, psikologut/punonjësit social të shkollës, prindi, nxënësi, etj.

Jam dakord me trajtimin në Udhëzues që zhvillimi i mësimit online të konsiderohet si skenari më i këq i mundshëm. Po ashtu mbështes ndarjen e shkollave në kategori dhe përcaktimin e skenarëve sipas kategorive të shkollave.

Vlerësoj maksimalisht përpjekjen për të garantuar cilësinë e mësimdhënies dhe të realizimit të arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës. Gjithsesi mendoj se në këtë drejtim duhet të tregohet një mirëkuptim më i madh i mësuesve, drejtuesve të shkollave, drejtuesve të departamenteve, institucioneve që do të testojnë kombëtarisht nxënësit e klasave të 9-ta dhe të maturës shtetërore. Po ashtu bëj thirrje për një përkrahje më të madhe për mësuesit, nxënësit dhe prindërit për realizimin e olimpiadave shkollore, rajonale dhe kombëtare, qofshin ato edhe ndërkombëtare që mund dhe duhet të realizohen gjatë këtij viti shkollor.

Mendoj se arsimi këtë vit shkollor duhet të konsiderohet nga të gjithë AKTORËT politik, publike dhe sociale si Aksion/Sfide me rendesi te vecante kombetare. Ky vit shkollor duhet të shkruajë një faqe të re në historinë e arsimit shqiptar si një sukses i arritur nga të gjithë shqiptarët, jo si një sukses/deshtim i një qeverie. Sherbimi arsimor i këtij viti nuk është më një politikë thjesht qeverisëse e një ministrie arsimi, e një qeverie, apo e një kryeministri, apo qoftë edhe e një partie politike. Pavarësisht nga politikat qeverisëse, të cilat mund të kenë vështirësitë, mangësitë dhe kufizimet e tyre, nuk duhet përdorur fati i shëndetit, dhe arsimimit të nxënësve dhe i shërbimit të mësuesve në mënyrë spekulative dhe manipuluese. Kjo, në asnjë menyre nuk perjashton qendrimin kritik dhe opozitar. Por ai, mendoj se duhet të adresohet DREJTPERDREJT tek aktori/personi përgjegjës, duke e analizuar specifikisht rast-pas-rasti.

Me pak fjale: Le te ndihmojme e kontribuojme!

Ceshtje e rendesishme e ketij viti shkollor mbetet frekuentimi i mesimit, pra mungesat e nxenesve. Kesaj ceshtjeje i duhet dhene rendesi ne menyre qe pavaresisht nga klima e mirekuptimit dhe e tolerances te mos kalohet ne spekullim dhe abuzim.

Keshilloj te trajtohet me shume kujdes raporti administrativ dhe pergjegjesia mes Drejtorit te Shkolles – Mesuesit Kujdestar – Mesuesit te lendes – Prindit dhe Mjekut te Familjes. Pergjegjesia duhet te shtrihet ne menyre propocionale dhe e balancuar, me synim evitimin e shkarkimit te pergjegjesise kryesore vetem dhe kryesisht tek dhenesi “I fundit” I sherbimit qe eshte Mesuesi, qofte ky edhe Mesuesi Kujdestar.

Cdo drejtor shkolle duhet te tregoje kujdes maksimal dhe te posacem ne procesin e hartimit te Rregullores se Brendshme te Shkolles. Hartimi i detajuar dhe i kujdesshem i ketij dokumenti merr rendesi tejet te posacme ne kushtet e pandemise. ZVA mendoj se duhet te marre pergjegjesi per te monitoruar nga afer procesin e hartimit, miratimit dhe per me teper zbatimin dite-pas-dite te ketij dokumenti.

Po ashtu Keshilli i Etikes dhe Komisioni i Disiplines marrin vlera te vecanta ne kushtet e zbatimit te ketij Udhezimi. Per  kete arsye, zgjedhja e anetareve te tyre duhet te behet me shume kujdes dhe veprimtaria e tyre duhet te monitorohet nga afer.

Me rendesi eshte rishikimi i rolit te Bordit te Shkolles, te Keshillit te Prinderve te Klases e Shkolles dhe te Qeverise se Nxenesve, te cilet duhet te japin kontribut konkret ne rritjen e sensibilizimit te prinderve dhe te nxenesve per zbatimin maksimal te masave te parashikuara ne Udhezim. Le “te perdoren” te gjitha agjencite, institucionet, profesionistet dhe specialistet e kesaj fushe per te trajnuar, ndergjegjesuar dhe kualifikuar anetaret e ketyre entiteteve.

Specifikisht mendoj se kete vit shkollor Orari Mesimor merr rendesi te posacme. Ne rrethanat e reja ky dokument merr rendesi te vecante administrative, didaktike, por edhe ligjore. Hartimi i Orarit Mesimor duhet te behet me pergjegjshmeri te larte.

Te behet kujdes maksimal ne marrjen e masave ne rastin e skenarit me te keq: “karantinimi i nje klase, aq me teper I nje shkolle”, ne kuptimin e hetimit te rasteve te konstatuara dhe te rrezikut te shperndarjes se semundjes pertej mureve te shkolles, por duke I dhene prioritetin e duhur vijimit te mesimdhenies ne kushtet e shtepise.

Mendoj dhe theksoj qe qendrimi ndaj zhvillimit te mesimit ne shkollat publike duhet te trajtohet krejtesisht njelloj me zhvillimin e mesimit ne shkollat private. Drejtoret e shkollave private duhet te gezojne te njejtat kompetenca si ata te shkollave publike. Nuk duhet krijuar hapesire qe administrimi i shkollave private te lihet ne dore te administratoreve dhe te pronareve te tyre. Pergjegjesia publike duhet te jete e njejte.

Ne rastet kur mesimi do behet i kombinuar (pra do te kete mesimdhenie online), i duhet dhene kujdes i veacante garantimit te teknologjise, posacerisht ne kuptimin teknik te fjales. Duhet garantuar siguria, qartesia, vijueshmeria dhe shpejtesia e rrjeteve, programeve dhe platformave qe do te vihen ne dispozicion.

Mendoj se do te ishte me vend pergatitja e nje Manuali te posacem (doracak) per Prinderit, lehtesisht te kuptueshem e te perdorshem, në zbatim të Udhëzimit, i cili mund te ndihmoje prinderit per ta kuptuar me mire dhe thellesisht situaten dhe nevojen reale qe ka sistemi arsimor shqiptar per mbeshtetjen dhe bashkepunimin e tyre. Prinderit duhet te “fitohen” si partnere te vertete te shkolles, duke shmangur sa te jete e mundur qendrimin nihilist, dhe kritizer te nje pjese te tyre.

Ne fshatra, Ministria e Shëndetësisë duhet të garantojë funksionimin e Qendrave Shëndetesore sipas orareve te shkollave dhe nevojave te mesuesve dhe familjareve të nxënësve.

Si do veprohet në rast të një frekuentimi të diferenceruar, në rast se brenda një klase do këtë nxënës që frekuentojnë fizikisht shkollën dhe nxënës që nuk do të pranojnë të frekuentojnë fizikisht mësimin?

Udhezuesi ne fjale i dekurajon rastet e një diferencimi të tillë. Fryma e Udhëzuesit është “nxënësi të vijë fizikisht në shkollë”. Unë personalisht jam pro kesaj fryme, sepse kjo eshte edhe fryma e përgjithshme evropiane. Por ashtu sikurse e kam shtruar ne komentet e mia mbi udhëzuesin e MASR, frekuentimi i mesimit prej nxënësve është një çeshtje delikate dhe sensitive.

Së pari mendoj se jemi në fillim të vitit shkollor dhe “kemi kohën e mjaftueshme” për të bindur prindërit të sjellin femijën e tyre fizikisht në shkollë, duke rritur besueshmërinë e tyre tek mësuesit e fëmijës së tyre, të masave parandaluese që shkolla që frekuenton fëmija e tyre ka marrë, por duke marrë edhe ai vetë disa përgjegjësi, jo më shumë se ato që parashikohen në udhëzuesin në fjalë.

Nga pikepamja administrative duhet të garantojmë se nxenësit që nuk frekuentojnë shkollën kanë arsye të shëndosha dhe realisht të arsyetuara. Kjo është padyshim detyrë e shkollës, por që në fund të ditës verifikohet dhe certifikohet nga mjeku i familjes. Në këtë kuptim bashkëpunimi i prindit me drejtuesit e shkollës, me mesuesin kujdesar, me mjekun e shkollës, me mjekun e familjes dhe me prinderit e tjerë, është zgjidhja më e mirë e mundshme për të minimizuar rastet e mungesës artificialisht të frekuentimit.

A mendoni se ishte gati sistemi ynë arsimor për të rinisur mësimin në kushtet e pandemisë?

Personalisht mendoj se asnjë sistem arsimor në botë dhe asnjë qeveri nuk mund të pretendojë dhe aq më pak të argumentojë se ka qenë gati për të rinisur mësimin në kushtet e pandemisë. Këtu nuk ja vlen të diskutojmë fjalën “GATI”. Mendoj se çdo qeveri ka bërë shumë përpjekje që t’i risjellë nxënësit fizikisht në shkollë. Kjo frymë mendoj se mbizotëron sëpaku në sistemet arsimore kryesore të vendeve evropiane. Këtë frymë përcjell edhe Udhëzuesi. Në rastin e Shqiperise mendoj se ky nuk është thjesht një problem apo sfidë politike, por thellesisht kulturore, e madje kombëtare. Jam i bindur se shumica dërmuese e drejtuesve të shkollave dhe e mësuesve janë të gatshëm t’i përshtaten realitetit të ri dhe të marrin përgjegjësit përkatëse, qofshin shumë të kualifikuar, më pak apo hiç fare. Të njëjtën gjë jam i gatshëm të pranoj edhe për shumicën e prindërve dhe të familjeve shqiptare.  Por “halli im” eshte si do sillet ajo kategori e prindërve qëë pergjëgjësinë kryesore per edukimin dhe shkollimin e femijëve të tyre ja “faturojnë” shkollës dhe mësuesve. Për më tepër këtë gjë, kjo kategori prindërish, e kanë pretenduar shpesh në situatë “normale”, dhe qofsha i gabuar, por mendoj që do ta kerkojnë edhe më me forcë në kushtet “jonormale” të pandemise. Kjo kategori e prindërve më shqetëson sinqërisht sepse edhe në kushtet e pandëmise ndoshta vijojnë të konsiderojnë prioritet mbijetesën e biznesit të tyre, të fatit të punësimit të tyre, dhe aq më tepër të karrierës të tyre, duke theksuar pretendimin e tyre se shkolla duhet të jetë “streha” e kujdesit ndaj femijës.

Në UET ashtu siç është traditë u zhvillua një trajnim me disa nga drejtuesit të gjimnazeve më të mëdha të Tiranës. A mund të na tregoni më konkretisht ku konsistonte ky trajnim, dhe sa i nevojshme ishte?

Është e vërtetë që të shtunën e kaluar, jo në UET, por nga UET u zhvillua një takim me disa nga drejtuesit e gjimnazeve më të rëndësishme të Tiranës.

Perfitoj nga rasti të vleresoj posaçërisht dhe me shumë mirenjohje perpjekjet e Prof.Dr Ermira Qosja, Zv.Rektore e UET për Zhvillimin Institucional dhe Studentët, per iniciativën, organizimin dhe koordinimin e një veprimtarie të tillë, aq më tepër kur kjo veprimtari u zhvillua me pjesëmarrjen fizike të drejtuesve të gjitmnazeve dhe në prag të fillimit të vitit shkollor, si dhe për mesazhet e përcjella në fillim, gjatë dhe në përfundim të këtij aktiviteti, duke theksuar se partneriteti, ndihma dhe mbështetja e UET dhe specifikisht e Departamentit të Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve ndaj drejtuesve të gjimnazve të vendit, jo vetëm që nuk ka munguar, por në kushtet dhe rrethanat e reja do të forcohet dhe intensifikohet.

Vleresimi im maksimal vjen per angazhimin, pjesemarrjen dhe mesazhet qe percolli ne fjalen e vet Drejtori I Shkolles se Drejtoreve te Institucioneve te Arsimit Parauniversitar, Zoti Geron Kamberi. Mesazhet e tij, ne emer te institucionit qe ai perfaqeson shprehen gatishmerine, perkushtimin dhe garantimin e profesionalizmit per nevojat qe kane dhe do te kene drejtuesit e institucioneve arsimore te arsimit parauniversitar, vecanerisht ne kete periudhe pandemie, duke qene I hapur per bashkepunime dhe partneritete me interes institucional dhe kombetar.

Duke ndjere shqetësimin aktual për fillimin e vitit shkollor 2020-2021 në kushtet e pandemisë UET organizoi kete forum, pikerisht dy ditë para fillimit konkretisht të vitit shkollor.

UET, me shqetesim të vërtetë institucional dhe me pergjegjesi të lartë qytetare dhe profesionale, e dizenjoi këtë aktivitet duke kombinuar tematika që ngërthenin çështje konkrete që lidheshin me sfidat e drejtuesve të gjimnazeve në kushtet e ekzistencës së pandemisë, me tematika që në pamje të parë dukej se nuk kishin të benin me shqetësimet e prag-fillimit të vitit shkollor. Nëse tematika që lidhej me administrimin e institucioneve arsimore në kushtet e pandemisë i bënte jehonë të drejtpedrejtë situatës konkrete të fillimit të veprimtarisë shkollore, u gërshetua natyrshëm me problematikat e sherbimit psiko-social në kushtet e aktuale të sistemit arsimor parauniversitar shqiptar, tematika që kishte të bënte më mbështetjen e individit në këndveshtrimin pedagogjik, ishte një mbështetje e besueshme e rëndësise qe, veçanerisht ka, individi (specifikisht nxënësi) në kushte të tilla të posaçme si kjo e pandemisë.

Siç dihet tashmë, një pjesë e mirë e mësimit të vitit akademik që lamë pas u zhvillua online. Sa e rekomandueshme është kjo nga ana juaj? Do këshillonit mësimin në auditor apo online? Dhe pse?

Së pari dua të qartësoj ligjërisht, institucionalisht, administrativisht dhe profesionalisht se pjesa e mësimit të zhvilluar në gjysmën e dyte te vitit te kaluar shkollor nuk duhet konsideruar si mësimdhënie online, por si mësimdhënie në kushtet fatkeqësisë natyroe. Nga pikëpamja ligjore të dy konceptet kanë ndryshime cilësore, po aq edhe nga pikëpamja didaktike. Mësuesit shqiptare nuk zgjodhen të zhvillonin mësimin ONLINE. Kjo formë e mësimdhënies ishte një vendim top-down për shkak të vendimit te qeverisë shqiptare, e cila shpalli “KUSHTET E FATKEQESISE NATYRORE”.

Didaktikisht mësuesi dhe institucioni arsimor ka mundësi të zgjedhë nëse e zhvillon mesimin ONLINE, ose jo. Por në këtë rast kjo do të kushtëzohej terësisht nga arsye didaktike profesionale që varen nga natyra e lëndës, posaçërisht e temës, e specifikave te nxënësve etj. Nga pikëpamja didaktike kjo formë e mësimdhënies konsiderohet si një formë e Edukimit Global.

Nga pikëpamja juridike në nenin 2 të Ligjit të Arsimit Parauniversitar në pikën 2 thuhet: “Arsim në distancë” është mënyrë arsimimi, ku pjesa më e madhe e procesit mësimor kryhet kur mësuesi dhe nxënësi nuk janë zakonisht në të njëjtin vend e në të njëjtën kohë dhe realizohet kryesisht me ndihmën e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit. Ndersa ne Nenin 16 te ketij ligji: “Format e arsimimit”, pranohen tre forma te arsimimit në shkolla:

  1. a) arsimim me kohë të plotë; b) arsimim me kohë të pjesshme; c) arsimim në distancë

Po ashtu ne nenin 17: “Arsimimi në kushtet e shtëpisë” përcaktohet se:

Arsimimi në kushtet e shtëpisë ofrohet në raste të veçanta, për të gjitha klasat e arsimit bazë ose vetëm për disa prej tyre. Ministri përcakton rastet e veçanta, kriteret dhe procedurat për arsimimin në kushtet e shtëpisë.

Pertej ketyre percaktimeve ne kemi mundesi te zhvillojme mesim ne kushtet e shtepise, POR jo më ne kushtetet “Fatkeqesise natyrore”.

Personalisht e kam shprehur edhe me herët qendrimin tim: une jam per mesimin ne klasë. Sic e kam permendur edhe ne komentet mbi Udhezuesin, mesimdhenia ONLINE ose NË KUSHTET E SHTËPISË, duhet të konsiderohet si opsioni më i keq i mundshem, për të cilin bëj thirrje që potencialisht, administrativisht, teknikisht dhe metodologjikisht duhet të jemi gjithmonë të parapërgatitur.

Mësimi në klasë, padyshim ka shume avantazhe ne krahasim me mesimin ne kushtet e shtepise, per shume arsye, por mbi te gjitha per shkak te interesit per femijen. Socializimi I tij, kontakti I drejtperdrejte me mesuesin e vet, komunikimi (me te gjitha aspektet e tij) sy-me-sy mesues-nxenes, levizja nga shtepia ne shkolle dhe anasjelltas dhe shume aspekte te tjere perbejne argumentet baze te mendimit tim. /Gazeta Liberale

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back