Aktualitet

Profesori amerikan zbulon identitetin e vërtetë të Djallit

               Publikuar në : 16:38 - 06/04/19 R Liberale

Një profesor amerikan mendon se ka zbuluar identitetin e vërtetë të djallit. Në librin “Apokalipsi i Biblës”, djalli përshkruhet si një dragua i madh me ngjyrë të kuqe, me shtatë krerë, një bisht dhe dhjetë brirë.

Sa epik mund të jetë ky interpretim mitik i Kim Haines-Eitzen, profesor i feve të vjetra mesdhetare në Universitetin e Cornell në Nju Jork, i cili beson se djalli i vërtetë ëshë më pak se një dragua dhe më shumë një figurë e vërtetë historike.

Profesori i krishtërimit dhe i judaizmit, tregon se numri 666, të cilit djalli i referohet në librin “Apokalipsi”, përfaqëson në të vërtetë Perandorin romak; Neron.

Në një intervistë për Morgan Freeman në serinë “Historia e Perëndisë” në Netflix, Kim Haines-Eitzen tregoi se numri 666 ishte ekuivalenti numërik hebre i emrit Neron.

“Ky është një përfaqësim politik i kauzës së të keqes, ose se kush mund të jetë përgjegjës për të keqen”,- tha ai.

Ai u shpreh se ekziston një argument i fortë që tregon se numri 666 i referohet Neronit, Perandorit të Romës.

(Koka e Neronit në mermer)

Neroni ka lindur në vitet 37-68, pas lindjes së Krishtit dhe ishte perandori i fundit i dinastisë Jul-Klaude, e cila mbretëroi pas vdekjes së Augustit. Ai është i njohur si perandori që “i binte violinës ndërsa Roma digjej”. Neroni ishte përndjekës i të krishterëve, të cilët pasi i kapte i digjte në kopshtin e tij natën për të bërë dritë (kështu thonë në shkrimet e tyre historianët Taciti, Suetoni, dhe Cassius Dio). Historikisht, peridha e Neronit mendohet të ketë qenë kohë pa luftra për Romën, ku arti dhe kultura morën hov zhvillimi.

Por vetëm pak burime të mbijetuara e paraqesin Neronin në dritë pozitive, si perandor mjaft popullor mes njerëzve të thjeshtë, veçanërisht në Lindje. Ai njihej, si një nga perandorët më të përgjakshëm e mizorë, që vrau dhe vetë nënën e tij./ Gazeta Liberale

(Visited 6 times, 1 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *