Liberale

Nuk ka rezultat
View All Result
  • SHQIPËRI
    • të gjitha
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politike
    • Sociale
    “Fishta” zbret në Rinas, shkon në 4 numri i avionëve të “Air Albania”

    “Fishta” zbret në Rinas, shkon në 4 numri i avionëve të “Air Albania”

    PS ankimim në KAS për kandidatin e pavarur në Sarandë: Ka falsifikuar firma

    PS ankimim në KAS për kandidatin e pavarur në Sarandë: Ka falsifikuar firma

    Berisha: Kriminelët kanë lidhje me qeverinë, marrin kurajo nga kryeministri

    Berisha: Të hënën dorëzoj dokumentat në SPAK, Rama-Veliaj vodhën 503 mln €

    Jep dorëheqjen këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD

    Jep dorëheqjen këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD

    • Aktualitet
    • Media Polis
      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      MEDIA POLIS nga Belina Budini: Lajm i mirë, kur të mos ketë më lajme nga Shqipëria!

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Riciklimi i Berishës si binom i Ramës

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Bashkimi i demokratëve si instrument komunikimi

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Rama, skenë ndërkombëtare për teatër shqiptar

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Për një manifest universitar në vend të “protestës së pedagogëve”

      Hakerimi i shtetit dhe Rama si hakërrues i mediave

    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • OP-ED
    • të gjitha
    • Analizë
    • Editorial
    • Ekspertize
    • Krye
    • Polemikë
    ANALIZË nga Preç Zogaj: Ngado ta rrotullosh, protesta mbetet kundër Samitit

    ANALIZË nga Preç Zogaj: Proporcionali si asnjëherë tjetër për Partinë Demokratike

    EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Ta kthejmë debatin politik nga global në lokal

    EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Partia Demokratike, më shumë elektorat se sa parti

    Kryeministri pa busull

    OPINION nga Viliem Kurtulaj: Kryeministri i pafajshëm apo i papërgjegjshëm

    EKSPERTIZË nga Klementin Mile: Hapësira politike shqiptare

    EKSPERTIZË nga Klementin Mile: Disa fjalë të ndershme për sulmin ndaj “fjalës së lirë”

    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Ekspertize
    • Polemikë
  • UNIVERSITET
    • të gjitha
    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
    SHIFRA E DITËS: 30,5 euro kostoja mesatare e punës në BE, sa është ajo në Shqipëri para se qytetarët të mirëpresin rritjen e pagave

    SHIFRA E DITËS: 30,5 euro kostoja mesatare e punës në BE, sa është ajo në Shqipëri para se qytetarët të mirëpresin rritjen e pagave

    Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i pasurive të paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

    Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i pasurive të paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

    SHIFRA E DITËS: Si do të rritet për dy vite paga mesatare (pse 900 dhe jo 1.900 euro?)

    SHIFRA E DITËS: Si do të rritet për dy vite paga mesatare (pse 900 dhe jo 1.900 euro?)

    Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension   

    Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension  

    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
  • BOTA
    • të gjitha
    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
    Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë

    Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë

    Krim i rëndë në një familje në Itali/ Mjeku në pension vret gruan, fëmijët, dhe veten

    Krim i rëndë në një familje në Itali/ Mjeku në pension vret gruan, fëmijët, dhe veten

    Tensione në veri të Mitrovicës, sulmohen dy shqiptarë

    BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore

    Milionat e shpenzuara, kontratat e papërfunduara dhe burokracitë që shkaktuan aksidentin tragjik

    E rëndë në Zvicër/ Dy trena dalin nga shinat, plagosen shumë persona në bord

    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
  • MAGAZINË
    • të gjitha
    • Letërsi
    • Libri
    • Shije
    • Showbiz
    • Sport
    Kërcënohet Leo Messi, të shtëna me armë në biznesin e tij familjar dhe një mesazh për argjentinasin

    Messi drejt rikthimit tek katalanasit

    Luizi kërcen për Oltën

    Luizi kërcen për Oltën

    Çmimi Kadare 2023, Nurie Emrullai: Dua që përmes prozës sime të flas hapur

    Çmimi Kadare 2023, Nurie Emrullai: Dua që përmes prozës sime të flas hapur

    Cila nga dy “oltat e Big Brother” duhet besuar! Ajo që puthte dhe përqafonte Luizin para Kiarës apo tjetra që e quan ‘mashtrues ordiner’

Fillimi Koment

Prof. Isuf Kalo, figurë poliedrike e mjekësisë shqiptare

Prof. Isuf Kalo, figurë poliedrike e mjekësisë shqiptare

Share on FacebookShare on Twitter

PROF. BAJRAM HYSA

Është shumë e vështirë të përmbledhësh në një shkrim se kush është, çfarë përfaqëson dhe çfarë kontributesh ka për mjekësinë shqiptare prof. Isuf Kalo. Me këtë shkrim dëshiroj të shpreh publikisht vlerësimin tim për prof. I. Kalon, jo thjesht për miqësinë e gjatë që kam me të, miqësi që ka transmetuar vlera, humanizëm dhe informacion shkencor, por ai është edhe sinonim i njeriut të kulturuar, që siç vinte në dukje Hygoi, kurrë nuk doli pa një libër nën sqetull dhe shpesh kthehej me dy. Kontributet e prof. Isuf Kalos në fushën e shëndetësisë, jo vetëm si profesor, por edhe në publicistikën mjekësore të shkruar ndër vite nga një “bluzë e bardhe”, janë të tilla sa më të drejtë ai meriton përcaktimin “Kadare i Mjekësisë Shqiptare”.

Prof. Isuf Kalo u diplomua në Fakultetin tonë të Mjekësisë në vitin 1964. U specializua në Endokrinologji dhe Sëmundje Metabolike në Kinë dhe në vitet 1966 –1967 nën drejtimin e Prof. Fejzi Hoxhes dhe në bashkëpunim me Prof. Hektor Pecin dhe Dr. Sejfulla Docin krijuan specialitetin e Endokrologjisë dhe sëmundjeve metabolike në Shqipëri, në kuadrin e “Klinikës Universitare të Terapisë Hospitalore”. Bashkëpunëtor dhe Pedagog në katedrën e Terapisë Hospitalore, në endokrinologji, iu përkushtua kërkimit shkencor dhe karrierës akademike, duke mbrojtur me 1983 Disertacionin për gradën Kandidat i Shkencave Mjekësore me temë “Hemoglobina e Glukozuar Hb A1 në Diabetin Mellitus” dhe më vonë ndoqi të gjitha shkallët e kualifikimit akademik deri në marrjen e titullit Profesor Doktor. Në vitet 1985-1991, në krye të klinikës dhe katedrës së Endokrinologjisë dhe sëmundjeve metabolike u bënë të mundura një sërë risish, si p.sh. ngritja e kabinetit të parë për edukimin terapeutik të pacientëve me diabet me infermierë me kohë të plotë, si edukatorë etj. si dhe përshtatja e praktikave perëndimore, si në aspektin akademik ashtu edhe atë spitalor. Prof. Kalo ka kryer një sërë specializimesh jashtë shtetit, si në Kinë, Rumani, Francë, Zvicër dhe në shumë shtete të tjera perëndimore, duke mundësuar specializime dhe trajnime nëpërmjet Prof. Jean Phillipp Assal në Gjenevë, të mjaft kolegëve të katedrës së Endokrinologjisë.

Është laureuar me titullin “Punonjës i Shquar i Shkencës Shqiptare”, si dhe anëtar themelues i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencës. Prof. Kalo është mjeku i parë shqiptar në stafin permanent të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kopenhagën, si drejtues i Programit Europian për Diabetin dhe i Departamentit të Cilësisë të Sistemeve Shëndetësore në Europë. Ai është themelues i Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, ku ka iniciuar vizione, ide dhe metoda bashkëkohore për sistemin tonë shëndetësor. Ka qenë konsulent i Bankës Botërore në projekte shëndetësore, konsulent i pesë ministrave të Shëndetësisë, lektor në Universitetin e Dubrovnikut, ekspert i Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë për programin e diabetit. Ka themeluar shoqatat mjekësore “Hypokrati” dhe “Jetë dhe shëndet”. Ai është autor i shumë veprave në shtypin mjekësor vendas dhe të huaj; është anëtar nderi në shoqata mjekësore ndërkombëtare, si dhe të vendeve të veçanta të Europës.

Prof. Dr. Isuf Kalo është dekan themelues i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin Europian të Tiranës, si dhe kryeredaktor i revistës shkencore mjekësore “Medicus”.

Diabeti është pasioni profesional i jetës së prof. Isuf Kalos. Edhe pse kemi arritur ta zbusim e ta vëmë nën kontroll diabetin, -shkruan prof. Kalo,- fatkeqësisht ende nuk po e “vrasim”, pasi ai nuk shërohet përfundimisht. Madje, reflekton katalogun e problematikës të të gjithë sëmundjeve të brendshme, me dramat, progresin, dështimet, tragjeditë dhe impaktet ekonomike e sociale të lidhura me to. Ndaj asnjë ditë profesori nuk e ka ndërprerë punën dhe përkushtimin ndaj profesionit. Sepse mjekësia nuk është nëpunësi,- thotë ai. Nuk ndërpritet me urdhër apo me një shkresë. Ajo është mision i vullnetshëm, një zotim para vetvetes e ndaj qytetarëve, për t’iu përkushtuar vuajtjeve të tyre me pasion, me dije dhe me zemër. Si e tillë ndërpritet po të mbaronin këto vuajtje ose kur na pushon zemra jonë përgjithmonë.

Një pasion tjetër i prof. Isufit është përmirësimi i cilësisë së sistemit tonë shëndetësor dhe standardizimi dhe akreditimi i Institucioneve shëndetësore, si një domosdoshmëri e fushës shëndetësore. Sipas tij, është e pamundur të arrihet sukses në një sëmundje të izoluar, pa përmirësuar paralelisht sistemin shëndetësor në tërësi me mekanizmat dhe urat ndërlidhëse, që sigurojnë kontributet nga sektorët e tjerë. Ky koncept përmblidhet në vlerësimin: “Mjeku i mirë mjekon sëmundjen, mjeku i madh mjekon personin, kurse ai vizionar sistemin”.

Librat e Prof. Kalos “Drejt një shëndetësie të re” botim i vitit 2012, “Mes ëndrrës europiane dhe realitetit shqiptar”, “Mjekësia, Pacientet dhe Shoqëria”, “Shëndetësia jonë, siç do ta doja” etj., edhe sikur të mos u jetë vënë në krye emri i autorit, lexuesi që ka shfletuar me parë librat e tij, e gjen me lehtësi autorin: Prof. Isuf Kalo.

Ai në librat e tij, si një “dirigjent orkestre” me vizion dhe këmbënguljen dashamirëse për një komb të shëndetshëm, fton në skenë një “orkestër simfonike”, ku luajnë shumë “instrumentistë”, nga MSH, QKCSA-ISH, ISKSH, FM dhe drejtuesit e institucioneve shëndetësore qendrore dhe rajonale etj.

Me një kontribut mbi 50-vjeçar, si mjek specialist dhe ekspert i organizatave ndërkombëtare të shëndetësisë, me veprimtari të pasur e të suksesshme brenda e jashtë vendit, në 52 vende në Europë dhe jashtë saj, prof. Isuf Kalo ka shërbyer si një misionar, intelektual humanist e hulumtues, që nuk ndalet duke shpërndarë dijen dhe përvojën e tij personale. Librat e tij u shërbejnë lexuesve të shumtë, por së pari atyre të shëndetësisë, që nga pjesa akademike e deri te studentët e mjekësisë.

Përmbajtja e librave të tij dallohen nga stili e përzgjedhja, që duket se është “gatuar” në brumin e bardhë në magjinë e gjuhës shqipe. Rrugëtimi i prof. Kalos është një pasuri për përhapjen e përvojave të punës, arritjeve dhe përpjekjeve edhe me profesorët e tjerë të botës akademike të Fakultetit të Mjekësisë.

Entuziazmi dhe dija janë dy elemente bazë në zërin e kohës. Dhe, këtë zë, më së miri prof. Kalo e sjell në librat e tij, që faqe pas faqe të bën të mendosh e të veprosh në drejtimin e duhur.

“Mjekësia është Art”, thoshte Hipokrati dhe kush di të kultivojë virtytet e këtij arti edhe përmes botimeve të Prof. Kalos, pa dyshim që do të kuptoje se çfarë diapazoni të jep bota e mjekut në këtë sektor jetik për një vizion të ri.

Por prof. Kalo nuk ka shkruar vetëm për mjekësinë, por edhe për evente e ngjarje që lidhen indirekt me të.

Në librin “Blloku”, një rrëfim ekskluziv dhe mjaft autentik ky, ai është përpjekur të pajtojë pëlqimet dhe mospëlqimet ndaj figurave qendrore të udhëheqjes komuniste, duke u ndalur kryesisht te figura kontroverse e R. Alisë dhe personaliteti ekscentrik i N. Hoxhës, duke treguar se si ndikuan ato te të tjerët. Rëndësi parësore për atë si autor dhe qëllimi final, me sa kuptohet, është që njerëzit të shohin fytyrën e vërtetë të regjimit komunist shqiptar, në gjithë hapësirat ku gatuheshin intrigat më të pabesueshme, ashtu siç nuk i kanë njohur ndonjëherë, edhe në detajet më të vogla delikate dhe më të rrezikshme, përfshi edhe ato erotike. “Që Enveri ishte diktator dhe regjimi ishte diktatorial, – thotë Prof. Isuf Kalo,- kjo ishte e shpallur,- nuk do ta zbuloja unë. Por unë nuk mjekova diktaturën, por unë mjekova diktatorin si pacient. Edhe po të mos ishte Enveri, dikush tjetër do zëvendësonte atë, një Enver tjetër, një diktator tjetër. Sepse sistemi do të thoshte diktaturë”. Për sa i përket faktit që ai ka qenë mjek i Enver Hoxhës, sigurisht që kjo nuk e eklipson aspak rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që profesor Isuf Kalo i ka dhënë mjekësisë shqiptare. Prof. Kalo nuk ka bërë gjë tjetër veçse detyrën e tij dhe në këmbim të saj nuk ka marrë asnjë përfitim apo të jetë përfshirë në sferën politike.

Pavarësisht reagimeve, Prof. Isuf Kalo ka pasur si referencë betimin e Hipokratit për të drejtën për t’u mjekuar, cilido qoftë dhe në çdo rrethanë.

Konsideratat për Prof. Isuf Kalon janë të pafundme: Ai është një gjeni-është shprehur një miku i vet.

Prof. Sulejman Kodra, shprehet: “Isuf Kalo është një mjek i çmuar për të gjithë gjeneratat e mjekësisë shqiptare. Isufi është shoku im qysh nga dita e parë e universitetit. Prej asaj dite e deri tani të pandarë; miq të ngushtë familjarë, miqësi e sinqertë dhe shumë e fortë.

Si student dallohej për një intelekt të veçantë në të gjitha aspektet. Ai ishte dhe është racional, i shpejtë në kapjen e problemit dhe zgjidhjen e tij. Student i dalluar me plot intuitë, një plus për fushën e mjekut. Unë që e kisha shok klase e kam vlerësuar dhe madje admiruar.

Si familjar i adhuronte dhe i respektonte shumë, prindërit, vëllezërit dhe motrat i donte dhe e donin. Edhe në përzgjedhjen e shoqes së jetës, u tregua po kaq i mençur dhe racional: zgjodhi një vajzë nga një familje e thjeshtë me origjinë nga krahina e tij, duke plotësuar njeri tjetrin; një familje e mrekullueshme, me Isufin në qendër dhe ajo në krah të djathtë të tij.

Me shokët ishte shumë miqësor; i donte dhe i do shumë, ai vazhdon të jetë xhentëlmen, edhe pse e ka njohur dhe provuar zhgënjimin.

Shkrimet e tij brilante janë një trashëgimi e vyer në fushën e politikave mjekësore dhe në metodat moderne të organizimit shëndetësor.

Si konkluzion: Isufi është intelektual me performancë të jashtëzakonshme; njeri me zemër të madhe, i butë, tolerant që rrezaton dashuri dhe shumë empati.

Sa herë që flasim për mjekun, prof. Isuf Kalo, vazhdon prof.. Kodra bëjmë edhe një klasifikim për të:

Mendjet njerëzore ndahen në: të mëdha; mesatare dhe të vogla.

Mendjet e mëdha diskutojnë për ide; mendjet mesatare diskutojnë për ngjarje(evente); mendjet e vogla diskutojnë për njerëzit.

Isufi i përket kategorisë së parë pa asnjë hezitim”, përfundon Prof Kodra prononcimin e tij.

Duke e përfunduar këtë shkrim do t’i referohesha Hygoit: Në këtë botë, ka shkruar ai, ekziston vetëm një gjë para së cilës duhet të përkulemi, është gjeniale dhe një gjë para së cilës duhet të gjunjëzohemi: është mirësia. Prof. Isuf Kalo është padyshim sinonim i mirësisë dhe i fisnikërisë./Marrë nga Panorama.al/

Ju sugjerojme

Disa zakone që të rikthejnë humorin pozitiv
Life Style

Disa zakone që të rikthejnë humorin pozitiv

22:50 | 31/03/2023
Tensione në veri të Mitrovicës, sulmohen dy shqiptarë
BOTA

BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore

19:54 | 31/03/2023
Kërcënohet Leo Messi, të shtëna me armë në biznesin e tij familjar dhe një mesazh për argjentinasin
1

Messi drejt rikthimit tek katalanasit

19:27 | 31/03/2023
Kryemadhi del nga SPAK: Jam kallëzuesja kryesore e inceneratorit të Elbasanit
Kryesore

Lidhje me rusët? Kryemadhi: Nuk kam llogari jashtë

16:59 | 31/03/2023
Digjen edhe tri makina të tjera në veri të Kosovës, reagim i fortë nga Bashkimit Europian
BOTA

Digjen edhe tri makina të tjera në veri të Kosovës, reagim i fortë nga Bashkimit Europian

15:59 | 31/03/2023
Lefter Alla në burg dhe i shkarkuar nga Rama, zgjidhet zëvendësuesi i tij
Aktualitet

Lefter Alla në burg dhe i shkarkuar nga Rama, zgjidhet zëvendësuesi i tij

15:45 | 31/03/2023
Para
FOTO/ Robert Aliaj ‘analizon’ shpullën e Kejvinës ndaj Luis Ejlit: Një femër nuk godet një mashkull në atë formë

FOTO/ Robert Aliaj ‘analizon’ shpullën e Kejvinës ndaj Luis Ejlit: Një femër nuk godet një mashkull në atë formë

Nostalgji-leximet e rinisë nga Preç Zogaj: Pesoa, poeti i një shumësie të vetme

Nostalgji-leximet e rinisë nga Preç Zogaj: Pesoa, poeti i një shumësie të vetme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ka rezultat
View All Result

Të fundit

  • “Fishta” zbret në Rinas, shkon në 4 numri i avionëve të “Air Albania”
  • Disa zakone që të rikthejnë humorin pozitiv
  • 25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
  • “Kush e ka bërë, Luizi Big Brother, apo BB Luizin”? Ndizet debati në studion e “Më lër të flas”
  • PS ankimim në KAS për kandidatin e pavarur në Sarandë: Ka falsifikuar firma
  • Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë
  • “Sa herë hedh atë parfum, më kujtohesh ti “/ Gerti tenton të ngacmojë Jorin?
  • Berisha: Të hënën dorëzoj dokumentat në SPAK, Rama-Veliaj vodhën 503 mln €
  • Jep dorëheqjen këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD
  • Krim i rëndë në një familje në Itali/ Mjeku në pension vret gruan, fëmijët, dhe veten

GAZETA LIBERALE dhe portali i saj gazetaliberale.al, është një titull i ri i medias shqiptare, për të promovuar frymën e liberalizmit ekonomik dhe politik në jetën publike në Shqipëri. Ajo është botim i Institutit Europian PASHKO, dhe i kontribuon debatit publik me qasjen liberale ndaj ngjarjeve, zhvillimeve dhe fenomeneve të kohës sonë, përkundër inercisë totalitariste, përkundër rrezikut të populizmit punist dhe atij nacionalist, përkundër intolerancës, ekstremizmit, kërcënimeve të çdo lloji ndaj demokracisë, tregut të lirë dhe liberalizmit në botën shqiptare.

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

© 2022 - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by dope.al