Liberale

Nuk ka rezultat
View All Result
  • SHQIPËRI
    • të gjitha
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politike
    • Sociale
    Përplasen dy makina, plagoset kalimtarja

    Emri/ Ra nga lartësia e pallatit ku po punonte, humb jetën 50-vjeçari

    “Jemi në gatishmëri të plotë”, policia del me deklaratë pas nisjes së procesit të votimit

    Shkarkohet nga detyra zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit

    Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai shkon në SPAK

    Me shi apo diell? Meteorologia tregon surprizat e motit për fundjavën

    “Reshje deri më 10 qershor”, meteorologia: Ja si do të jetë moti gjatë verës

    • Aktualitet
    • Media Polis
      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      MEDIA POLIS nga Belina Budini: Lajm i mirë, kur të mos ketë më lajme nga Shqipëria!

      Riciklimi i Berishës si binom i Ramës

      Bashkimi i demokratëve si instrument komunikimi

      Rama, skenë ndërkombëtare për teatër shqiptar

      Për një manifest universitar në vend të “protestës së pedagogëve”

      Hakerimi i shtetit dhe Rama si hakërrues i mediave

    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • OP-ED
    • të gjitha
    • Analizë
    • Editorial
    • Ekspertize
    • Krye
    • Polemikë
    EKSPERTIZË nga Mimoza Xharo: A po e trondit manipulimi dixhital – ‘deepfake’ hapësirën e sigurisë?

    ANALIZË nga Albi Xhunga: Quo vadis PD?

    ANALIZË nga Albi Xhunga: Quo vadis PD?

    CONSERVATIVE VIEW / Vdekja e faraonit

    CONSERVATIVE VIEW nga Fitim Zekthi: Nuk ka fitore kurrë kundër logjikës, kohës dhe historisë

    Preç Zogaj tregon dy mënyrat se si mund të dalë nga kriza PD-ja

    ANALIZË nga Preç Zogaj: Njëqind e tre mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë vota të arta

    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Ekspertize
    • Polemikë
  • UNIVERSITET
    • të gjitha
    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
    Panairi i Punës 2023/ 125 punëdhënës përballë studentëve të UET

    Forumet UET, Ermal Mamaqi: I kam provuar të gjitha skenat, por ajo e trajnerit më përmbush më shumë

    SHIFRA E DITËS: Dyfishimi i pagave të ministrave dhe deputetëve krahas me ‘rritjen’ e Administratës, kush do ta paguajë faturën?

    SHIFRA E DITËS: 121.3 mijë studentë gjithsej, çfarë preferojnë ata dhe nevojat e tregut (gradat shkencore histori tjetër!)

  • BOTA
    • të gjitha
    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
    A do të shpallet Berisha ‘non grata’ nga BE? Pyetet në prani të Ramës, Josep Borrell e ka një përgjigje

    Borrell: Kosova të tërheqë policinë nga komunat në veri

    Autobusi i mbingarkuar bie nga ura, 10 të vdekur dhe 55 të plagosur

    Deputetja britanike krah Kosovës: Bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi

    Osmani për targat: Jemi në luftë me bandat, jo me serbët, presim përkrahje nga BE dhe SHBA

    Tensionet në Veri, Osmani bën fajtor Vuçiqin: Bandat e tij duan destabilizim

    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
  • MAGAZINË
    • të gjitha
    • Letërsi
    • Libri
    • Shije
    • Showbiz
    • Sport
    Skuadra e Arabisë Saudite i ofron Lionel Messit kontratën më të madhe në histori

    Luizi braktis noterinë, zbulohet biznesi i ri që ka hapur

    Luizi e akuzon Kristin për kopjim, ish-banori i BBV: Ti më mësove!

    “Është e rrallë që një nënë ta thotë këtë”, Tina Turner jetoi në agoni për vite, nusja e këngëtares zbulon frikën e saj më të madhe

Fillimi Kryesore

“Procesi” i Kafkës si mungesë konteksti

“Procesi” i Kafkës si mungesë konteksti

Share on FacebookShare on Twitter

Viktor Canosinaj

“Me gjasë, dikush kishte shpifur kundër Jozef  K., sepse një mëngjes atë e arrestuan, megjithëse s’kishte bërë gjë.” Kështu fillon një nga veprat letrare më të mëdha të shekullit XX, e lexuar kudo në botë, “Procesi” i Kafkës. Për të gjithë ata që kanë jetuar nën diktatura kjo fjali përmbledhëse nuk përbën asgjë të re, ndonëse vepra fillon dhe mbyllet pa asnjë lloj konteksti, sikur të ishte një ëndërr e gjatë apo një realitet skizofrenik i një njeriu të sëmurë që përndiqet. Cili është thelbi i suksesit dhe gjithëkohësisë së këtij romani përveçse mungesës së përgjithshme të kontekstit hisorik, shoqëror, kultural dhe ideologjik?

Sipas dëshmisë së Brodit, romani u përfundua në vitin 1920, kohë kur po betonizohej diktatura sovjetike. A kishte Kafka informacion për ato që po ndodhnin në Bashkimin Sovjetik? Me sa duket jo, por edhe pse veprës i mungon konteksti ideologjik, një lexues që ka jetuar epokën sovjetike do të ndihej tepër i familjarizuar me një roman të tillë. Në shumë kujtime shkrimtarësh dhe artistësh, politikanësh dhe ushtarakësh sovjetikë të viteve ’30 vihet në dukje rrethana shkatërruese se si ata rrinin gati, në pritje që të vinin t’i arrestonin. Kur Solzhenicini  botoi “Një ditë në jetën e Ivan Denisoviçit” dhe Hrushovi e lexoi atë, ai u shpreh: “E shpëlarë. Realiteti ishte dhjetë herë më i zi”.

Kushdo, në çdo kohë dhe në çdo vend të botës, mund t’i vendosë “Procesit” një kontekst gjeografik, kohor apo ideologjik dhe të ndihet tepër familjar me të. Kjo është arsyeja pse në Shqipërinë e kohës së komunizmit “Procesi” ishte ndër librat më të sharë nga kritika letrare e regjimit. Çuditërisht, dukej sikur romani ishte shkruar për Shqipërinë, ku të arrestuarit, (megjithëse s’kishte bërë gjë),  i thuhej nga hetuesi: “Na trego tani, çfarë armiqësish kishe në mendje!”

Para se të vazhdojmë me shtjellimin e detajit letrar të mungesë së kontekstit, është i nevojshëm një prapavështrim letrar lidhur me këtë detaj. Konteksti letrar është i vonshëm në letërsi. Përrallat, krijimet më të vjetra të njerëzimit pas miteve, nuk kanë kontekst. Gjithçka fillon me “Na ishte njëherë”, madje njihet edhe formula “Edhe na ishte, edhe s’na ishte”, që e çlironte rrëfimtarin nga gjykimi kritik. “Iliada” dhe “Odisea” po ashtu nuk kanë kontekst. Falë disa elementeve (armë, sende të ndryshme) mund të bëhet një përllogaritje e kohës së zhvillimit të ngjarjeve. Të dyja veprat fillojnë pak a shumë njëlloj: “Këndo hyjneshë, mërinë e Akil Pelidit…”,  “Këndo, o zanë, të urtin…” Kjo është normale për epokën e rapsodëve. Koha atëherë ishte e papërcaktueshme, ashtu si edhe hapësira. Ishte pothuaj e pamundur të përshkruhej një kontekst, sidomos në një realitet që dominohej nga perënditë. “Uliksi qëndron në vijën ndarëse mes mitit dhe përrallës”, shkruan W. Banjamin.

Mungesa e kontekstit është një dukuri letrare që vazhdon gjatë, për sa kohë jemi në rrethanat e një letërsie fantastike. Edhe te Bibla kemi elemente historike të përziera me fantastiken. Kjo epokë vazhdon me shekuj, derisa mbërrijmë te Servantesi dhe bashkëkohës të tjerë të tij. Një nga arsyet kryesore është edhe rrëfimi gojor. Ky lloj rrëfimi nuk duronte zgjatje dhe shpjegime kontekstuale, duhej të ishte tepër eliptik (megjithëse nga përllogaritjet që kanë bërë studiuesit për të treguar “Iliadën” gojarisht doli se duheshin 48 orë). Veç kësaj, rrëfimet shtegtonin nga populli në popull dhe konteksti ishte i panevojshëm. Lidhur me këtë dukuri, W. Benjamin, në sprovën e tij të njohur “Rrëfimtari”, kushtuar shkrimtarit rus Leskov, thekson:

“Zgjerimi aktual i hapësirës së tregimtarëve në plotërinë e tij historike do të ishte i pakonceptueshëm pa ndërveprimin mes këtyre dy tipave arkaikë (fshatari, zejtari dhe tregtari shëtitës apo lundrimtari – shën.im). Një ndërveprim i tillë u arrit sidomos në Mesjetë në strukturat zejtare. Mjeshtri vendor dhe endacaku ardhës punonin bashkë në të njëjtin dyqan; dhe para se të ngulej përfundimisht në fshatin e  vet apo diku gjetkë, çdo mjeshtër kishte qenë dikur endacak. Nëse fshatarët dhe detarët ishin mjeshtrat e shkuar të tregimtarisë gojore, klasa zejtare ishte universiteti i tregimtarisë. Në të, qenë kombinuar njohuritë për vendet e largëta, nga ato që sillnin njerëzit e dalë, me njohuritë e së kaluarës, të mishëruara më së miri te vendalinjtë.”

Përmbysja e madhe nisi me librin e shtypur dhe daljen e gazetave. Servantesi e nis kështu “Don Kishotin”: “Në një fshat të Mançës…” Ai përmend emra vendesh reale dhe po ashtu emra autorësh veprash kalorsiake. Por ndërkohë Rabëleja dhe Suifti vazhdonin traditën e fantastikes dhe është aksiomatike se letërsia fantastike e zbeh pothuaj tërësisht kontekstin realist. Realistja dhe fantastikja bashkëjetojnë në veprat e teknikës letrare të Realizmit Magjik.

Në rrjedhën kryesore letrare perëndimore konteksti bëhet dominues me përhapjen masive të letërsisë realiste në shekullin XIX, ku spikatin veçanërisht Balzaku, Dikensi, Tolstoi, Hygoi, Stendali, Floberi dhe prirja natyraliste e Zolait, autor ku teksti dhe konteksti pothuaj shkrihen. Autori i këtij shkrimi ka bërë një lexim të vëmendshëm të novelës “Godisari i famshëm”  të Balzakut dhe rezulton se në rreth 100 faqe gjysma është kontekst i natyrës historike, politike, ekonomiko-financiare, ku shpjegohen rrethanat e zhvillimit të ngjarjes. Dihet se Balzaku ishte një njohës i shkëlqyer i marrëdhënieve ekonomiko-financiare kapitaliste.

Konteksti fillon zbehet sërish me ardhjen e letërsisë moderniste të fillimit të shekullit XX, e cila i ka rrënjët më të hershme, te shkrimtarë si Melvil, Gogol, Nerval, Dostojevski, Konrad. Gjenia e Kafkës qëndron në faktin se ai me intuitë dhe me atë që Kitsi e quante “aftësi negative” në qëndrimin ndaj jetës, arriti të kuptonte se gjithëkohësia në letërsi mund të arrihej nëpërmjet shmangies së kontekstit realist. Lidhur me këtë, Gertrude Stein, në sprovën e saj “Çfarë janë kryeveprat” thekson se  “… kryeveprat nuk kanë lidhje me kohën”, “nuk duhet të ketë një sens kohe, por një ekzistencë mbetur pezull në kohë.” Është kjo ekzistencë mbetur pezull në kohë që e bën “Procesin” vepër lehtësisht të kapshme nga të gjithë, si nga ata që kanë jetuar në diktatura, edhe nga ata që bëjnë jetën e veçuar dhe mbytëse të qyteteve të mëdha.

Maks Brod, duke folur për realitetet e veprave të Kafkës thekson: “Bota e këtyre realiteteve, që ishin të rëndësishme për të (Kafkën), ishte e padukshme.” Dihet se një tekst i arrirë letrar rrethohet nga heshtja e kontekStit rrotull, por te Kafka mungesa e plotë e kontekstit i bën veprat e tij, sidomos “Procesin” dhe “Kështjellën”, ishuj të veçuar mes një oqeani të pafund boshi, ku sundon një heshtje e plotë. Heshtja që rrethon tekstin e këtyre veprave është mjeti artistik  i përdorur më me mjeshtëri nga Kafka.

Duke marrë në konsideratë mungesën e kontekstit, “Procesi” mund të interpretohet si i shkruar sipas traditës së ëndrrës ose një realiteti skizofrenik, të dyja teknika letrare që e shmangin kontekstin realist. Te shumë njerëz janë të shpeshta ëndrrat ku ata kryejnë krime pa kuptim dhe zgjohen të pataksur kur vjen çasti i arrestimit. Më ëndrrat mund të justifikohet gjithçka. Në Bibël, Gjeneza, 2:21, shkruhet: “Kështu, Zoti e vuri Adamin në një gjumë të thellë, dhe ndërsa ai ishte në gjumë të thellë, Zoti shkuli një nga brinjët e tij (Adamit) dhe e mbushi atë me mish. Kështu u krijua Eva.” Nëse “Procesi” do të kishte një mbyllje me pak rreshta si te “Liza në botën e çudirave”: “Jozef K. u zgjua papritur dhe e kuptoi se arrestimi dhe gjykimi i tij kishin qenë një ëndërr”, gjërat do të ishin më të thjeshta. Por Kafka nuk e zgjodhi këtë mbyllje, ndoshta duke synuar ta bënte ankthin edhe më të besueshëm.

E njëjta gjë do të kishte ndodhur nëse ai do të kishte dhënë tregues të një realiteti skizofrenik, ku Jozef K. vuan nga një përndjekje e pafund deri në ekzekutimin e tij “si një qen”.  Por përsëri Kafka nuk i jep këta tregues, ndoshta për të lënë të kuptohet se në regjimet totalitare dhe në ato faza të kapitalizmit, ku njeriu shndërrohet në një vetmitar të mjerë, jeta, ëndrra dhe skizofrenia janë e njëjta gjë./Gazeta Liberale

Ju sugjerojme

A do të shpallet Berisha ‘non grata’ nga BE? Pyetet në prani të Ramës, Josep Borrell e ka një përgjigje
BOTA

Borrell: Kosova të tërheqë policinë nga komunat në veri

13:22 | 30/05/2023
Përplasen dy makina, plagoset kalimtarja
Kronikë

Emri/ Ra nga lartësia e pallatit ku po punonte, humb jetën 50-vjeçari

13:08 | 30/05/2023
“Jemi në gatishmëri të plotë”, policia del me deklaratë pas nisjes së procesit të votimit
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit

12:42 | 30/05/2023
Skuadra e Arabisë Saudite i ofron Lionel Messit kontratën më të madhe në histori
1

12:34 | 30/05/2023
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai shkon në SPAK
Politike

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai shkon në SPAK

12:32 | 30/05/2023
Me shi apo diell? Meteorologia tregon surprizat e motit për fundjavën
Aktualitet

“Reshje deri më 10 qershor”, meteorologia: Ja si do të jetë moti gjatë verës

12:22 | 30/05/2023
Para
Prova kombëtare për fushatë

Prova kombëtare për fushatë

Takimi me Sekretarin e OSBE, Basha tregon çfarë diskutuan

Axhenda/ Basha nis turin e takimeve, sot në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ka rezultat
View All Result

Të fundit

  • Borrell: Kosova të tërheqë policinë nga komunat në veri
  • Emri/ Ra nga lartësia e pallatit ku po punonte, humb jetën 50-vjeçari
  • Autobusi i mbingarkuar bie nga ura, 10 të vdekur dhe 55 të plagosur
  • Shkarkohet nga detyra zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit
  • Skuadra e Arabisë Saudite i ofron Lionel Messit kontratën më të madhe në histori
  • Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai shkon në SPAK
  • “Reshje deri më 10 qershor”, meteorologia: Ja si do të jetë moti gjatë verës
  • “O Klod mos të lutem”/ Policia nis hetimet për videon e përdhunimit të një vajze që u publikua në media
  • Luizi braktis noterinë, zbulohet biznesi i ri që ka hapur
  • Vrasja e Dorian Shkozës, Henrik Hoxhaj: Nuredin Dumani më premtoi 60 mijë euro, mora vetëm 35 mijë

GAZETA LIBERALE dhe portali i saj gazetaliberale.al, është një titull i ri i medias shqiptare, për të promovuar frymën e liberalizmit ekonomik dhe politik në jetën publike në Shqipëri. Ajo është botim i Institutit Europian PASHKO, dhe i kontribuon debatit publik me qasjen liberale ndaj ngjarjeve, zhvillimeve dhe fenomeneve të kohës sonë, përkundër inercisë totalitariste, përkundër rrezikut të populizmit punist dhe atij nacionalist, përkundër intolerancës, ekstremizmit, kërcënimeve të çdo lloji ndaj demokracisë, tregut të lirë dhe liberalizmit në botën shqiptare.

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

© 2022 - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by dope.al