Aktualitet

"Procesi i ekzekutuar me urdhër të Ramës", Vangjel Dule reagon pasi Fredi Beleri u la në burg

Shkruar nga Liberale
"Procesi i ekzekutuar me urdhër të Ramës", Vangjel Dule

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka reaguar pas caktimit të masës "arrest me burg" për kandidatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Himarën, Fredi Beleri.

Dule u shpreh se vendimi i dhënë ndaj Belerit është motivuar dhe ekzekutuar drejtpërsëdrejti nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama.

"Dëshiroj t’ju falënderoj për interesimin e vazhdueshëm që tregoni. Jeni dëshmitar i një procesi parodi në të gjitha fazat dhe etapat e tij. Është një proces i motivuar edhe ekzekutuar në urdhrat dhe porositë e Edi Ramës. Pengmarrja e Belerit vazhdon. Do ta lirojë në mënyrë triumfale vota e nesërme e himarjotëve.", tha Dule.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH