Aktualitet

Procesi i Berlinit, Albin Kurti konfirmon pjesëmarrjen në Tiranë më 16 tetor

Shkruar nga Liberale
Procesi i Berlinit, Albin Kurti konfirmon pjesëmarrjen në Tiranë

Ka marrë përgjigje dilema e fundit nëse në Tiranë do të ishte Albin Kurti apo Vjosa Osmani, për Samitin e Procesit të Berlinit.

Albin Kurti refuzoi kohë më parë ftesën e Edi Ramës lidhur me një takim informal me krerët e rajonit në Tiranë.

Albin Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e Berlinit në Tiranë.

Nuk dihet ende nëse edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic, do të t’i përgjigjet pozitivisht festës, apo presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Albin Kurti ka vendosur para liderve të BE-së që të ngrejë çështjen e sulmit terrorist në veri, më 24 shtator dhe gjithë asaj çka ka ndodhur në vijim. Kjo është konfirmuar nga këshilltari i tij, Jeton Zulfaj, për “Kosova Press”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH