Kryesore

Problemi nuk është formula zgjedhore, por njëanshmëria e saj

               Publikuar në : 09:06 - 24/09/20 Ervis Iljazaj

Ervis Iljazaj

Propozimi i Partisë Socialiste për mënyrën e zgjedhjes së deputetëve ka shkaktuar debate të mëdha, jo vetëm në kampin opozitar, por edhe në opinion publik në tërësi. Kur të gjithë mendonin se më në fund qytetarët do të zgjidhnin me preferencat e tyre deputetin që do ti përfaqësojë në parlamentin e Shqipërisë, ky propozim e vuri në diskutim të gjithë këtë pritshëmëri, pasi ka dyshime  nëse më këtë propozim listat janë të hapura vërtetë apo thjesht formalisht quhen të tilla.

Në fakt, pa hyrë në detaje të propozimit, listat për kanidatët për deutëtë në këtë mënyrë sic janë propozuar, mund të konsiderohen të hapura me kusht. Mirëpo, kushti për të ndryshuar renditjen e kandidatëvë në lista të vendosur nga partia është shumë vështirë i arritshëm, për të mos thënë i pamundur. Në këtë kuptim, nuk ka ndryshuar ndonjë gjë thelbësore në krahasim me zgjedhjet e kaluara ku deputetët emëroheshin nga kryetarët. Ajo cka ka ndryshuar është vetëm fatki se qytetarët kanë mundësi ta ndryshojnë këtë renditje, por kjo është një mundësi thjesht teorike, sepse në praktikë nuk ka për të ndodhur për shkak të formulës që e bën shumë të vështirë.

Megjithatë, në të gjithë këtë histori, nuk është problem formula zgjedhore, por mënyra e njëanshme se si ajo po aprovohet, pa  dakortësinë e të gjitha palëve politike. Sistemet zgjedhore apo formulat që kthejnë votat në mandate janë të gjitha demokratike. Debati nëse njëra është më e mirë se tjetra, apo më demokratike se tjetra, është një debat pa kuptim. Nuk ezkiston një sistem zgjedhor absolutisht i mirë, apo absolutisht i keq. Cdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e tij. E rëndësishme është që ai të aprovohet në mënyrë demokratike.

Ka që nga viti 96 që në Shqipëri që rregullat e lojës nuk aprovohen në mënyrë të njëanshme. Gjithmonë palët politike kanë aprovuar sistemet zgjdhore në dakortësi, ashtu sikurse është normale në një demokraci. Edhe pse opozita kësaj herë ndodhet jashtë parlamentit, nuk do të thotë aspak se sistemi zgjedhor duhet të aprovohet pa miratimin e saj. Sepse opozita jashtë parlamenti, Partia demokratike dhe Lëvizja Socialiste Për Integrim, përfaqëson ende pothuajse gjysmën e shqiptarëve. Kështu që, është absurde që nga ky process të lihet jashtë gjysma e qytetarëve. Aq më tepër kur bëhët fjalë për një proces që ka të bëjë me ndryshime kushtetutese dhe sistemin zgjedhor, të cilat janë rregullat e përbashkëta të të gjithë shoqërisë dhe jo vetëm të një pjesë të saj.

Por, Partia Socialiste edhe pse pranoi këshillin politik, tashmë atë e konsideron një organ këshillues dhe jo detyrues, duke dalë kundër të gjithë faktorit ndërkombëtar, sidomos Shteteve të Bashkuara, që u investuan shumë në këtë process. Madje, marrëveshja e 5 qershorit u firmos në tokë amerikane.

Megjithatë, kjo është kostoja që mazhoranca po merr mbi vete, thjesht për të aprovuar një mekanizëm zgjedhor, që ajo mendon se e ka në favor. Por, politika nuk është aspak matematikë, është kimi. Dhe si pasojë, aspak e parashikueshme.

Pasi përdori disa deputët legal por jo përfaqësues që ndodhen rastësisht në parlament, mazhoranca me të gjitha gjasat do të shkojë drejt kësaj rruge të njënashme, gjë e cila hedh dyshime të mëdha për procesin zgjedhor të ardhshëm.

Autokracitë moderne nuk vendosen nëpërmjet represionit me ushtri apo me politici, por pikërisht në këtë mënyrë, duke vendosur rregulla loje të njanshme. Kështu ndodh në Turqi, kështu ndodh edhe në Rusi. Prandaj, më e rëndësishme se sa formula zgjedhore, është domosdoshmëria që ajo të aprovohet në mënyrë konsensuale. /Gazeta Liberale

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back