Aktualitet

Problemet në ambasadë, Rama iu kërkon falje emigrantëve në Greqi

Shkruar nga Liberale
Problemet në ambasadë, Rama iu kërkon falje emigrantëve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi të cilëve iu ka kërkuar falje për të gjitha problematikat në ambasadë.

Rama tha se ambasadoren e re e njeh personalisht dhe është e përkushtuar duke treguar dhe mesazhin që i ka dhënë.

“Më vjen keq që personeli dhe drejtuesja e ambasadës nuk kanë dhënë atë që duhet por kjo nuk është për t’ia lënë as asaj e as personelit për çfarë ka ndodhur, është përgjegjësia jonë dhe i kërkoj ndjesë gjithë emigrantëve për çfarë ka ndodhur. Gjërat sot janë sidoqoftë shumë më mirë se ç’ishin. Kemi shërbimet online. Ju jeni të familjarizuar dhe jetoni këtu dhe i përdorni këto instrumente. Me shërbimet online kemi hequr një pjesë të halleve e sorollatjet. Do kemi deri në fund të vitit një pjesë tjetër shërbimesh online. Megjithatë kjo nuk e zëvendëson dot plotësisht shërbimin fizik. Kemi sjellë këtu një ambasadore të re, një vajzë që e njoh personalisht, të përkushtuar, ka punuar disa vite në agjencinë për komunikim në kryeministri, ka një përvojë jo të vogël për ankesat e qytetarëve. I vetmi mesazh që i kam dhënë është që politikën e madhe e bëjmë dhe ne të tjerët. Ti ke prioritet shqiptarët që jetojnë në Greqi”, deklaroi Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH