Politikë

Problemet me identifikimin elektronik, Celibashi falje qytetarëve që nuk votuan: Çfarë duhet të bëjmë më tepër se kaq

Shkruar nga Liberale
Problemet me identifikimin elektronik, Celibashi falje qytetarëve që

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka kërkuar falje për problemet e shkaktuara nga mungesa e identifikimit elektronik.

Në një komunikim për mediat ku dhe bëri përmbledhjen e situatës deri tani, kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se insitucioni i drejtuar prej tij merr  përgjegjësi të plotë lidhur me problemet e shkaktuara si mungesë e identifikimit elektronik.

“Nëse dikush do ta tërheq KQZ në një debat jo produktiv, ne nuk kemi pse ta bëjmë, nëse ajo çfarë klasifikohet si parregullsi apo problematik në lidhje me funksionimin e pajisjeve të identifikimit, ka cenuar votën e një votuesi, ne ju themi që njohim përgjegjësinë dhe nëse kjo ka ndikuar tek ata edhe ndjesën e kemi kërkuar, nuk e di nëse dikush tjetër kërkon më shumë se kaq. Çfarë do duhet të ishte bërë ndryshe?”, tha Celibashi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH