Aktualitet

Probleme në Shkodër, socialistët akuzojnë deputeten e PS për përçarje

Shkruar nga Liberale
Probleme në Shkodër, socialistët akuzojnë deputeten e PS

Diskutimet brenda strukturës së Partisë Socialiste në Shkodër nuk kanë qenë aspak miqësore. Sipas ABC News anëtarët e kryesisë kanë akuzuar deputeteten Senida Mesi se po përdorë metoda përçarse brenda radhëve të PS.

Ka qenë ish kryetari i Komunës Berdicë Besnik Brahimaj i cili ka debatuar më së shumti me deputeten shkodrane, duke i kërkuar llogari se nga kush i ka marrë votat dhe kë përfaqëson. Sipas Brahimaj Senida Mesi nuk ka marrë vota në asnjë zonë të Shkodrës, gjithcka është arrtitur nëpërmjet përfaqësuesëve të Partisë Socialiste në ato zona.

“Dhe ju nuk keni të drejtë të injori bazën e partisë dhe aktivistat e saj siç keni bërë që nga fillimi e deri tani, duke sjellë përçarje”.

Edhe kryetari i Partisë Socialiste të Velipojës Emiliano Nika i ka kujtuar deputetes se nuk gëzon simpatinë e bazës socialiste shkodrane.

I dërguari nga Tirana Arben Pëllumbi nuk ka ndërhyrë brenda mbledhjes, ndërsa jashtë saj është munduar t’i zbusë mosmarrëveshjet e socialistëve.

Aktualisht struktura e Partia Socialiste në Shkodër duket se është shkrirë e gjitha për ti hapur rrugë një faze të re të organizimit./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH