Aktualitet

Probleme me marrjen e lejes në portal, Rama: Policia do të tolerojë

               Publikuar në : 19:49 - 30/03/20 liberale

Kryeministri Edi rama në një video-mesazh në Facebook ka folur për ndihmën që iu është dhënë disa banorëve që kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet kanalit të emergjencës në portalin Shqipëriaqëduam, teksa ka përmendur me emra edhe ata që kanë marrë zgjidhje.

Po ashtu, Rama ka shpjeguar arsyen pse shqiptarët kanë hasur probleme me marrjen e lejes në portalin e-albania.

Shumë prej jush kanë hasur probleme me kërkimin  e lejës në portalin e-albania, për shkak të një problemi mes portalit dhe operatorëve telefonikë. Kështu që sot dhe nesër Policia duhet të jetë sa më sensibilizuese dhe mirëkuptuese dhe të mos aktivizojë menjëherë sanksionet duke pasur parasysh se në tërësi masat po zbatohen më së miri dhe ata pak të pabindur, ata pak të papërgjegjshëm, sidoqoftë janë problem. Nuk e hedhim dot poshtë gjithë këtë përpjekje të jashtëzakonshme të të gjithëve ne bashkë që po bëjmë dita ditës“, tha Kryeministri./Gazeta Liberale

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back