Aktualitet

Problematika në Jug, Lezhë e Shkodër/ Policia bën apel për qytetarët

Shkruar nga Liberale
Problematika në Jug, Lezhë e Shkodër/ Policia bën apel

Policia e Shtetit, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, u bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet në zonat më të rrezikuara dhe akset më problematike si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin.

Problematika serioze janë hasur në pjesën jugore të vendit, por edhe në Lezhë, Shkodër e Dibër kushtet e këqija atmosferike kanë sjellë përmbytje.

Apeli i Policisë së Shtetit

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë pandërprerë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika serioze, kryesisht në pjesën jugore të vendit, por edhe në Lezhë, Shkodër e Dibër.

Ashtu si autoritetet e emergjencave apo ato të infrastrukturës, edhe shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën e shërbimeve në akset problematike.

Policia e Shtetit udhëzon qytetarët të shmangin lëvizjet në zonat e prekura nga vërshimi i ujërave, si dhe të bëjnë kujdes të shtuar e t’iu përgjigjen pa humbur kohë thirrjeve të autoriteteve shtetërore, në rast emergjencash.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH