Detaje të reja kanë dalë nga gjendja shëndetësore e portierit të Partizanit, Aldo Teqja.
24-vjeçari u hodh nga kati i gjashtë i pallatit në Komunën e Parisit, ku jetonte me partneren e vet.
Mjeku i Partizanit, Dhimosten Gjini, i pyetur nga “Panorama Sport”, ka treguar dëmtimet që ka pësuar dhe gjendjen më të fundit shëndetësore portierit.
“Gjendja është me parametër të stabilizuar, gjaku, hendondinamika në përgjithësi. Është koshient, reagon në kohë dhe hapësirë. Lojtari ka dëmtim të mushkërive, më shumë në anën e majtë, ka pësuar thyerje të disa brinjëve dhe kockës së legenit. Thyerjet e pësuara nuk janë problem jetësor. Problem jetësor mbeten vetëm mushkëritë. Nga ekzaminimet e kryera dhe skaneri ka rezultuar se në 24- orëshin e parë nuk ka probleme me shtyllën kurrizore”, ka thënë mjeku./Gazeta Liberale