Kryesore

Pritet shpërndarja e parlamentit

               Publikuar në : 18:52 - 10/06/19 Liberale

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, pritet të kërkojë sot shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Për këtë qëllim ai do të vizitojë presidentin e republikës, Prokopis Pavlopoulos, në ora 18,30. Si rrallë herë, njoftimi për këtë takim është publikuar në faqen zyrtare të presidencës së Republikës greke.

Mandati i qeverisë Tsipras përfundonte normalisht në muajin Tetor. Por kryeministri grek u detyrua të shkonte në zgjedhje të parakohshme, pas humbjes së thellë në zgjedhjet europiane dhe ato administrative nga demokracia e re e opozitës.

Gjatë një interviste televizive, Tsipras tha se qeveria e tij do të vazhdojë punën deri në përfundim të zgjedhjeve që do të mbahen më 7 Korrik.

“Vendosëm ta çojmë vendin para kohe, por normalisht në kutitë e votimit. Qeveria do të ushtrojë deri në momentin e fundit detyrat e veta ashtu siç përcaktojnë ligjet dhe kushtetuta”, tha Tsipras.

Një muaj para zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, sondazhet vazhdojnë t’i japin avantazh të dukshëm Demokracisë së re me një epërsi prej 7,7 për qind. Në këto zgjedhje kandidate me unionin e qendrës së djathtë do të jetë edhe  Hermioni Kacifas, motra e Konstandin Kacifës, minoritarit të vrarë më 28 Tetor nga policia shqiptare në fshatin Bularat./Tv Klan

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *