Aktualitet

Pritet miratimi në Kuvend i marrëveshjes me kompaninë Pfizer

Shkruar nga Liberale
Pritet miratimi në Kuvend i marrëveshjes me kompaninë Pfizer

Gjatë seancës së 28 janarit Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë marrëveshjen me kompaninë Pfizer për vaksinën anti-Covid në Shqipëri.

Konferenca e Kryetarëve miratoi sot kalendarin e punëve të Kuvendit, për periudhën nga 18 janari deri më 5 shkurt.

Ndërkaq, duke marrë shkas nga situata e pandemisë komisionet do të vijojnë të mblidhen online kurse seancat plenare me praninë fizike të deputetëve.

Po ashtu Konferenca ka miratuar edhe kalendarin tre-javor të punimeve që do të jetë periudha 18 janar- 5 shkurt 2021.

Më 1 janar të këtij viti kryeministri Edi Rama bëri me dije se kompania Pfizer do t’i shesë Shqipërisë 500 mijë doza vaksine anti-Covid gjatë këtij viti. Kreu i qeverisë deklaroi se 10,750 dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë në Shqipëri brenda janarit si pjesë e blerjes së 500 mijë dozave nga kompania Pfizer.

Megjithatë procesi i vaksinimit në Shqipëri nisi këtë të hënë, pasi u siguruan 975 dozat e para të vaksinës nga një vend i BE-së.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH