Aktualitet

Pritet miratimi i testimit që mund të na nxjerrë nga karantina

Shkruar nga Liberale
Pritet miratimi i testimit që mund të na nxjerrë nga karantina

Ndërkohë që pothuajse gjithë bota ndodhet në izolim për shkak të koronavirusit, po bëhen përpjekje për të gjetur mënyrën për t'iu rikthyer realitetit të mëparshëm. Një mënyrë mund të jetë një testim i shpejtë i bazuar mbi antikorpet, i cili premton se mund të tregojë në pak minuta në qoftë se personi i testuar është apo ka qenë i infektuar me koronavirus dhe nëse ka zhvilluar një imunitet ndaj COVID-19.

Në Britaninë e Madhe institucionet do të qartësojnë këtë javë kriteret e aprovimit të kompanive që po propozojnë një test të tillë, ndërkohë që Qeveria ka deklaruar se do të blinte rreth 17 milionë të tillë në rast miratimi. Ndërkohë, disa prej këtyre testimeve nuk kanë patur rezultatin e shpresuar, me një nivel gabueshmërie të tepërt.

Për Brigette Bard, drejtuese e kompanisë BioSure, një provë zyrtare të testit të tyre nuk është ende kryer, pikërisht për shkak të mungesës së kritereve të miratimit. “Për momentin po veprojmë qorrazi”, pohon Bard. Sido që të jetë është tashmë e qartë që lufta afatgjatë kundër COVID-19 fitohet vetëm me krijimin e antikorpeve.

Në koronaviruse të tjera, si gripi, njëherë që personi krijon antikorpet, merr një imunitet natyral ndaj virusit. Kjo nuk është ene provuar tek VOVID-19, por unë do të habitesha shumë sikur mos të ndodhte e njëjta gjë”, pohon Doris-Ann Williams, kreu i Shoqatës Britanike së Diagnostikimit në Vitro.

Testimi i zhvilluar nga kompani si BioSure është i thjeshtë, falë gjakut të marrë nga një pickim në gishtin e dorës, dhe mund të kryhet në shtëpi. Rezultatet mund të lexohen edhe nga vetë personi i testuar, pa shkuar në një strukturë të specializuar.

“Duam të dimë se sa është pragu i saktësisë që entet rregullatore do të vendosin për këto testime”, shton kreu i BioSure, Brigette Bard, që shton se qartësimi i kritereve do të mundësonte pothuajse menjëherë prodhimin e përreth 1 milion testimeve në muaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH