Sonte të gjithë kanë shumë arsye për të festuar, kualifikimi i kombëtares, një fitore e mundshme në ndeshje, por edhe 20 vite të themelimit të grupimit të madh që mbështet përfaqësuesen tonë, Tifozat Kuqezi.
Mbështetësit pa kushte të Kombëtares i kanë dedikuar një koreografi përvjetorit të tyre dhe pritet ta shpalosin në stadium.
Veç koreografisë në fundvit ata pritet të bëjnë edhe një festë madhështore në kryeqytet.
Detajet mbeten për t’u zbuluar, por e sigurt është që do të jetë një mbrëmje për të mos u harruar.
Që në ditët e para të krijimit, në dhjetor të vitit 2003, Tifozat Kuqezi frymuan për bashkim kombëtar, morën pjesë në aksione të ndryshme, u kthyen në vullnetarë e bamirës, në të mirë të kombit, të shqiptarëve kudo janë në trojet tona.