Në Qendrën e verifikimit të votave në Kosovë është ndërprerë procesi i verifikimit të votave të ardhura nga Serbia, pasi verifikuesit kanë pësuar alergji sapo kanë prekur zarfet.
Procesi është ndërprerë dhe nuk dihet kur do të rinisë, pasi disa prej verifikuesve u është shfaqur alergji në duar dhe fytyrë.
Kallxo.com ka raportuar për disa parregullsi gjatë verifikimeve të zarfeve me votat nga Diaspora.
Po ashtu gjatë këtij procesi në disa raste në pakot me zarfe janë vërejtur edhe zarfe që s’kanë të bëjnë fare me votat nga Diaspora.
Burimi Kallxo.com