Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Itali, ku prindërit shqiptarë gjetën të vdekur në dhomë djalin e tyre.
Mediat fqinje shkruajnë sot se 24-vjecari Aldi Cala që u gjet i vdekur në dhomën e tij, kishte qenë futbollist, pjesë e skuadrës amatore Folgor Marlia.
Sipas “La Nazione”, 24-vjeçari, një natë më parë kishte dalë për të festuar me shoqërinë, teksa ishte kthyer në shtëpi për të pushuar në orët e para të mëngjesit.
Trupi i tij u gjet i pajetë nga familjarët në dhomën e shtëpisë, teksa kishin shkuar për ta zgjuar nga gjumi, zbuluan se zemra e 24-vjeçarit kishte ndaluar.
Nga raportet e para mjekësore, raportohet se ka qenë një vdekje natyrale, pasi ish-futbollisti nuk ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe alkoolit./Gazeta Liberale