Globi

Princi William, projekt për të shpëtuar Planetin. Ka dhe një çmim

Shkruar nga Liberale
Princi William, projekt për të shpëtuar Planetin. Ka dhe një

Trashëgimtari i fronit, princi William i Britanisë ka lançuar një projekt ambicioz për ambjentin. Në 10 vitet e ardhshme ai do të sjellë 50 ide për shpëtimin e planetit.

Në projekt ai përfshin aktivistë, ekspertë biznesi, ekonomistë dhe shkencëtarë. Kjo iniciativë quhet "Earthshot" dhe bëhet fjalë për një çmim të rezervuar për atë që do të propozojë ide dhe iniciativa për shpëtimin e planetit Tokë.

Deri në fund të 2030 do të ketë 5 fitues mes 50 projekteve ambicioze që do të prezantohen.

“Toka ka arritur në një pikë ku nuk ka kthim mbrapa. Ose vazhdojmë kështu si jemi dhe e dëmtojmë më tepër planetin tonë, ose kujtojmë fuqinë tonë të vetme: të jemi humanë dhe me aftësinë tonë të zgjidhim problemet që na shqetësojnë", ka shkruar Duka i Cambridge në rrjetet sociale.

Shumë aktorë dhe personazhe të faëshëm i janë bashkuar nismës për të shpëtur ambientin. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH