1

Princi Charles rezulton pozitiv me koronavirus

               Publikuar në : 12:10 - 25/03/20 liberale

Princi i Uellsit është testuar pozitiv me koronavirusin dhe po shfaq simptoma të buta “por mbetet në shëndet të mirë”, deklaroi Shtëpoa Clarence sot.

Një zëdhënës i Shtëpisë Clarence tha se Dukesha e Cornwall gjithashtu ishte testuar, por nuk e ka virusin.

Në përputhje me këshillat qeveritare dhe mjekësore, Princi dhe Dukesha po izolohen në shtëpi, në Skoci.

Testet u kryen nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Aberdeenshire, ku ata plotësuan kriteret e kërkuara për testim.

Nuk është e mundur të përcaktohet se nga kush e ka marrë princi virusin për shkak të numrit të madh të angazhimeve që ai kreu në rolin e tij publik gjatë javëve të fundit. /Gazeta Liberale

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back