Life Style

Princ Harry flet për herë të parë për largimin nga familja mbretërore

               Publikuar në : 14:42 - 20/01/20 liberale

Princ Harry, Duka i Sussex-it, ka folur për herë të parë për vendimin e tij dhe gruas së tij, Meghan Markle, për të hequr dorë nga statusi i tyre mbretëror. Ai ka thënë se nuk ishte e thjeshtë për ta që të merrnin këtë vendim, teksa është shporehur se kjo gjë nuk do të ndryshojë atë që ai është.

“Mbretëria e Bashkuar është shtëpia ime dhe një vend që unë e dua. Kjo s’do të ndryshojë kurrë. Vendimi që unë mora për vete dhe bashkëshorten time, për t’u tërhequr nuk ishte i thjeshtë. U mor pas shumë muajsh bisedimesh dhe shumë vitesh plot sfida. Jo gjithmonë i kam bërë gjërat siç duhet, por kështu siç shkuan, s’kishte asnjë opsion tjetër. Shpresa jonë ishte të vazhdonim t’i shërbenim Mbretëreshës, federatës dhe ushtrisë, por pa përdorur fondin publik. Fatkeqësisht, kjo s’është e mundur.

E pranova këtë vendim duke ditur se kjo s’do të ndryshojë atë që unë jam, apo përfshirjen time në familje. Unë i përkas kësaj lloj jete dhe ka qenë një nder i madh për mua t’i shërbej këtij vendi dhe mbretëreshës.

Kur humba nënën 23-vite më parë, ju më morët nën krahët tuaj. Më keni përndjekur për shumë gjatë, por media është një forcë e madhe, por shpresoj që mbështetja jonë për njëri-tjetrin të jetë edhe më e madhe se ajo. Do të kem gjithnjë respekt maksimal për gjyshen time dhe jam ekstremisht mirënjohës për të dhe gjithë familjen time, si dhe për respektin që që ata kanë treguar ndaj Meghan-it muajt e fundit,“- u shpreh Harry.

Çifti Sussex nuk do t’i përdor më titujt mbretëtore dhe nuk do të punojnë më në funksion të mbretërisë.
Meghan dhe Harry do të kthejnë mbrapsht taksapaguesëve britanikë rreth 2.4 milion paund, të përdorura për rinovimin e shtëpisë në Frogmore Cottage./Gazeta Liberale

 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back